Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Tatimorët bëjnë të fortin”, Braçe në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Tatimorët bëjnë të fortin”, Braçe në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë
AktualitetPolitike

“Tatimorët bëjnë të fortin”, Braçe në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

Published: November 6, 2025
Shpërndaje

Deputeti socialist Erion Braçe solli në Kuvend një sërë shembuj konkretë nga raporti vjetor i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2024, duke denoncuar sjelljen abuzive dhe klienteliste të disa zyrtarëve në Drejtoritë e Doganave dhe Tatimeve.

Në fjalën e tij, Braçe përmendi një rast të pazakontë gjatë një kontrolli tatimor në periferi të Tiranës, ku një biznes i vogël ishte gjobitur me 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kilogramë gjizë të gjetura pa faturë tatimore.

“Në momentin e kontrollit, rezulton se nuk kishte faturë për gjizë me çmim 229 lekë për kilogram. Dhe gjoba është 822 mijë lekë të reja. Për 15 kile gjizë! Ky është abuzim”, u shpreh Braçe, duke lexuar dokumentin zyrtar të raportit nga foltorja e Kuvendit.

Sipas tij, raporti i KLSH-së ka zbuluar problematika të theksuara në prokurimet publike, klientelizëm në Dogana, si dhe vonesa në arkëtimin e borxheve tatimore. Deputeti theksoi se shpesh zyrtarët tatimorë dalin jashtë çdo sistemi kontrolli, duke shmangur kamerat apo GPS-in gjatë inspektimeve.

- Publicitet -

“KLSH ka bërë një punë të mirë, sepse evidenton raste ku organet fiskale sillen egër me të dobëtin dhe bëjnë sikur nuk shohin kur bëhet fjalë për të mëdhenjtë”, shtoi ai.

Në vijim, Braçe iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, sipas të cilave “janë vjedhur 900 milionë euro në nëntë muaj”, duke i cilësuar këto deklarata si “gënjeshtra patologjike”.

“KLSH është institucion që punon mbi bazë faktesh, jo thashethemesh. Në raport nuk ekziston asnjë shifër e tillë. Të thuash se u vodhën 900 milionë euro në një vit është lajthitje ose mashtrim i qëllimshëm,” tha Braçe.

Deputeti theksoi se të gjitha rastet e evidentuara nga KLSH janë përcjellë për hetim në SPAK, ndërsa kërkoi që raportet e institucionit të përdoren për të ndërtuar një administratë më të drejtë dhe më transparente, e jo për qëllime politike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  • DITA 115 / Eurodeputetja holandeze u bashkohet protestuesve: Jeni inspirim për të gjithë Europën
  • Begaj firmos shkarkimin e Vlora Hysenit
  • 24 shtator 2026
  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?