Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tavo mban premtimin, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama në Himarë: “Vijojmë me AMTP-të, do ndërhyjmë në Borsh”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Tavo mban premtimin, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama në Himarë: “Vijojmë me AMTP-të, do ndërhyjmë në Borsh”
Lajmi i funditPolitike

Tavo mban premtimin, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama në Himarë: “Vijojmë me AMTP-të, do ndërhyjmë në Borsh”

Published: December 22, 2024
Shpërndaje

VLORË – Banorët e Himarës tashmë kanë në dorë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat Kadastrale, duke përmbyllur kështu zotimin që u dha nga qeveria gjatë fushatës elektorale të kryebashkiakut Vangjel Tavo.

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot në Himarë për të shpërndarë titujt ndërsa premtoi se procesi do të vijojë me AMTP-të, Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi.

“Me hipotekimin e të gjithë shtëpive të trashëguara ecim përpara me një ritëm tjetër të procesit të dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën, do të rrisim edhe më shumë energjinë e të gjithë territorit të bashkisë e të krijojmë premisa më të forta për të pasur një zhvillim gjithëpërfshirës.

- Publicitet -

Duke vijuar me dhënien e këtyre dokumenteve të shumëpritur të shtëpisë më lejoni t’ju garantoj se ashtu siç bëmë realitet së bashku me kryetarin e bashkisë përmbylljen e këtij procesi, do të bëjmë realitet përmbylljen e procesit të AMTP-ve…”

Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi dhe për projekte që do transformojnë Himarën.

“Po diskutojmë për një projekt të madh për një parkim të madh nëntokësor tek fusha e sportit, ku do mund të akomodohen shumë mjete. Ndërkohë fusha do të jetë po aty mbi parkimin.

Kemi në plan të bëjmë një ndërhyrje shumë të bukur në qendrën e Himarës, për të bërë që dhe brenda qyteti të jetë i vizitueshëm e të ketë më shumë ekonomi në kohën e sezonit turistik, gjë që sot është shumë e vështirë për vetë faktin se vetëm trafik ka e bllokime pasi qendra është jashtë cdo standardi e pamjeje për një qytet që ka marrë kaq shumë emër e tërheq shumë vizitorë.”, tha Rama.

Rama shtoi se ka dhe një sërë projektesh të tjera që prekin Borshin e pikat të tjera.

“Borshi ka nevojë për ndërhyrje. Është zona më pak e ndërhyrë në aspektin e investimeve publike. Jo për ndonjë arsye tjetër por sepse nuk kemi dashur të bëjmë rrugë që të shkatërrohen nga fluksi i ndërtimeve, sidomos pjesën poshtë ku po lind një tjetër gjeneratë turizmi në aspektin e infrastrukturës hoteliere e cilësisë që do të sjellë turistë që do të shpenzojnë më shumë, dhe më shumë të ardhura për zonën”

Ai nuk kurseu as batutat politike për kryebashkiakun e suksesshëm të Himarës:

“Keni kapur Vangjelin e duhur, mos e lëshoni se po qe për punë një Vangjel ka kjo zonë, po qe për sherr është një Vangjel tjetër, por atë mbajeni larg’ tha Rama duke iu referuar Vangjel Dules së PBDNJ-së

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?