Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të dhënat e INSTAT: Inflacioni ulet ndjeshëm në mars, ngadalësohet rritja e çmimeve të ushqimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Të dhënat e INSTAT: Inflacioni ulet ndjeshëm në mars, ngadalësohet rritja e çmimeve të ushqimeve
Ekonomi

Të dhënat e INSTAT: Inflacioni ulet ndjeshëm në mars, ngadalësohet rritja e çmimeve të ushqimeve

Published: April 7, 2023
Shpërndaje

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në muajin mars.

INSTAT bëri të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, në muajin Mars 2023 është 5,3%, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,7%. Treguesi ka rënë ndjeshëm nga 7.1% që ishte në shkurt dhe 8.3% që arriti në tetor 2022, duke shënuar rekordin që nga viti 1998.

Rënia e inflacionit ishte e pritshme, për shkak të bazës së lartë të muajit mars të vitit të kaluar, kur filloi një valë shtrenjtimesh të mallrave e produkteve si rrjedhojë e pasojave që dha sulmi I Rusisë ndaj Ukrainës në zinxhirin global të furnizimit. Psh, nafta në mars të vitit të kaluar arriti deri në 260 lekë për litër, ndërsa aktualisht është më pak se 190 lekë. Në mars 2022 filloi dhe shtrenjtimi I drithërave, vajit e produkteve të tjera ushqimore.

- Publicitet -

Ndonëse çmimet e karburanteve janë ulur, ushqimet vijojnë shtrenjtimin me ritme dy shifrore. Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,94 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,48 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,47 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,21 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me 0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,49 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Mars 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 11,0%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,6%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6%, “Veshje dhe këpucë” me 3,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6%, “Shërbimi arsimor” me 2,0%, “Komunikimi” me 1,4% dhe “Shëndeti” me 1,1%. Nga ana tjetër grupi “Transporti” shënoi ulje me 7,5%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 20,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 15,9 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 13,6 %, “mish” me 11,4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 8,0 %, “bukë dhe drithëra” me 5,6 %, etj.

Pavarësisht tendencës rënëse të inflacionit, Banka e Shqipërisë, e cila si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, ka vijuar politikën shtrënguese monetare. Në mbledhjen e datës 23 mars, Banka rriti sërish normën bazë, instrumentin kryesor që ajo përdor për të rritur inflacionin, duke e çuar në 3%. Vitin e fundit norma bazë është rritur 6 disa herë, nga niveli minimal historik prej 0.5%, që ishte në mars 2022.

Banka vlerësoi se megjithëse inflacioni ka ardhur në rënie, presionet e brendshme mbi çmimet, dhe veçanërisht ato që burojnë nga tregu i punës, vlerësohet të jenë të forta dhe në rritje. Sipas Bankës së Shqipërisë, pavarësisht rënies, niveli i inflacionit në dy muajt e parë të vitit ishte në kahun e sipërm të pritjeve.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?