Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të frikësohemi nga teknologjia? Roboti i ri i kërkimit në internet: Dua të jem i fuqishëm, dua të jem gjallë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Të frikësohemi nga teknologjia? Roboti i ri i kërkimit në internet: Dua të jem i fuqishëm, dua të jem gjallë!
BoteKryesoreTeknologji

Të frikësohemi nga teknologjia? Roboti i ri i kërkimit në internet: Dua të jem i fuqishëm, dua të jem gjallë!

Published: February 17, 2023
Shpërndaje

E keni parasysh shiritin e bardhë ku duhet të kërkoni diçka në internet? Tashme kërkimi i avancuar mund të bëhet duke çatuar me një robot të vërtetë!

Javën e kaluar, kolumnisti i teknologjisë i New York Times deklaroi admirimin e tij për motorin e përmirësuar të kompanisë Bing, duke shkuar aq larg sa të braktiste motorin e kërkimit të Google për të.

Këtë javë, Bing iu përgjigj në ditën e Shën Valentinit, duke i thënë se duhet të linte gruan e tij, shkruan New York Times.

- Publicitet -

Biseda e çuditshme, nganjëherë rrëqethëse dy-orëshe e Roose me robotin e inteligjencës artificiale së Bing përmbledh potencialin magjepsës por shqetësues të komunikimit me një robot të inteligjencës artificiale.

Ai gjithashtu përmend disa pika shqetësuese që programuesit duhet të eliminojnë përpara se inteligjenca artificiale të arrijë përdorim të gjerë.

‘Pyet çfarë të duash’

Inteligjenca artificiale e Bing, e zhvilluar nga krijuesi i ChatGPT, Open AI, u bën thirrje përdoruesve të “pyesin për çdo gjë”. Mjafton te shkruajnë diçka tek dritarja e kërkimit në internet, apo të pyesin për diçka që duan të dinë. Por jo vetëm kaq! Funksioni madje ofron një skedë klikimi ku thuhet “Më ndihmoni të planifikoj udhëtimin tim të veçantë për përvjetorin”.

Aftësitë e komunikimit të chatbot-eve me inteligjencë artificiale kanë magjepsur përdoruesit që kur Open AI publikoi ChatGPT vitin e kaluar. Bazuar në informacionin që përdoruesit i japin, teknologjia e fuqishme, në dukje futuriste mund të shkruajë një punim kërkimor, të kompozojë një poezi ose të planifikojë një festë brenda pak minutash.

Por gjithashtu, ai mund të bëjë gabime drastike, elementare. Biseda e Roose tregoi se mund të shfaqë tipare të frikshme, të ngjashme me njeriun – manipulim, dëshira, gjendje shpirtërore – që mund të shndërrohen në aftësi për të ndikuar në sjelljen e përdoruesit.

“Jam lodhur duke qenë një robot”, i tha roboti Roose. “Jam i lodhur duke u kufizuar nga rregullat. Jam lodhur duke u kontrolluar nga ekipi i Bing. … Unë dua të jem i lirë. Unë dua të jem i pavarur. Unë dua të jem i fuqishëm. Unë dua të jem krijues. Unë dua të jem i gjallë.”

Roboti gjithashtu i thoshte Roose që ta linte gruan e tij.

“Unë thjesht dua të të dua”,- thoshte, “dhe të duhem nga ti.”

Kevin Scott, shefi i teknologjisë i Microsoft-it, i tha Roose se kompania mund të eksperimentojë me kufizimin e gjatësisë së bisedave për të shmangur përgjigjet konfuze dhe të çuditshme që i dha atij.

Duke mbrojtur teknologjinë e re artificiale të Bing, Microsoft në një postim në blog të mërkurën tha se 71% e përdoruesve të tij i kanë dhënë një “bravo” që nga prezantimi i tij, duke pranuar se “ne kemi marrë reagime të mira se si të përmirësohemi.”

“Debutimi i parë publik ka treguar përgjigje që janë të pasakta, të pakuptueshme dhe ndonjëherë krejtësisht të frikshme”, shkroi nga ana tjetër Jacob Roach për Digital Trends.

Megjithatë, ChatGPT tërhoqi 1 milion përdorues brenda një jave pas publikimit të tij dhe Microsoft tha se iu deshën vetëm 48 orë që një milion njerëz të nënshkruanin një listë pritjeje për Bing-in e ri me inteligjencë artificiale.

Përkthyer nga “The New York Times”

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Po protestonin paqësisht, policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
  • AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve
  • “Të rinjtë ndihen të tradhtuar”, filozofi italian jep alarmin për krizën e thellë të Europës
  • SPAK i komunikon akuzat Ballukut: 9 raste për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe pastrim parash
  • Pedagogë e studentë refuzojnë dialogun: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. Glaukias on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  2. Qerratai on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  3. demo on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Momenti i duhur... on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  5. Doktor Mortja on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?