Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të gjitha kontratat koncesionare aktive në Shqipëri, sektorët që zënë peshën më të madhe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Të gjitha kontratat koncesionare aktive në Shqipëri, sektorët që zënë peshën më të madhe
AktualitetEkonomi

Të gjitha kontratat koncesionare aktive në Shqipëri, sektorët që zënë peshën më të madhe

Published: June 13, 2024
Shpërndaje

Numri i kontratave të koncesioneve/PPP të miratuara në Shqipëri deri në vitin 2023 regjistrohet në 230 të tilla, ku 6 prej tyre janë zgjidhur,  dhe si rezultat numri aktual i kontratave aktive të koncesionit/PPP është 224.

Referuar raportit vjetor të Ministrisë së Financave, për periudhën 2004-2013 janë lidhur 176 kontrata në total, ndërsa gjatë periudhës 2014-2023 janë miratuar 54 kontrata koncesionare/PPP.

Pjesa më e madhe e kontratave ka si Autoritet Kontraktues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me 208 kontrata koncesionare/PPP , ndërkohë, Ministria e Turizmit dhe Ministria e Financave kanë secila nga 6 kontrata, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është Autoritet Kontraktues në 4 kontrata koncesionare në fushën e shëndetësisë.

- Publicitet -

Sektori që ka peshën më të madhe të kontratave në numër dhe në vlerë është sektori i energjisë me 183 kontrata, me një vlerë totale prej 415.2 miliardë Lekësh. Sektori i dytë me peshë më të madhe përsa i përket vlerës së kontratave është sektori i transportit, me 21 kontrata, me vlerë totale 123.8 miliardë Lekë.

Ndërkohë sektori i mjedisit ka në total 6 kontrata me vlerë 25.8 miliardë Lekësh të cilat konsistojnë në ngritjen e sistemit të përpunimit të mbetjeve, menaxhimin e pyjeve, si dhe shfrytëzimin e burimeve ujore. Përsa i përket sektorit të shëndetësisë, në total janë miratuar 4 kontrata koncesionare/PPP me vlerë prej 4.2 miliardë Lekësh.

Ndërsa, në kategorinë ‘Të tjera’, janë përfshirë në total 10 kontrata koncesionare me vlerë 11.3 miliardë Lekë të shpërndara në sektorin e bujqësisë, sektorin e kontrollit fiskal, sektorin e zhvillimit ekonomik dhe urban.

Përsa i përket formës së mbështetjes financiare nga sektori publik, në total janë lidhur 15 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore, nga të cilat, për vitin 2023, 11 kontrata janë aktive, apo rreth 6% e totalit të kontratave, ndërsa kontratat pa mbështetje buxhetore në total janë 209.

Përqindja e pagesave buxhetore ndaj totalit të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës buxhetor, ka rezultuar rreth 2.3% për vitin 2023 nën kufirin maksimal të rregullit fiskal prej 5% dhe në rënie krahasuar me 2022. Gjithashtu në bazë të pagesave buxhetore të planifikuara ky tregues parashikohet të jetë n? r?nie edhe për vitet në vijim nën kufirin maksimal të rregullit fiskal.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?