Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të mori ‘Zonja e Zezë’, o mik i mirë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Të mori ‘Zonja e Zezë’, o mik i mirë…
opinion

Të mori ‘Zonja e Zezë’, o mik i mirë…

Published: August 24, 2025
Shpërndaje

Nga Ilir Demaliaj

Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave – si një kod që vetëm ne e kishim.

Shkove papritur, me një heshtje që briti më fort se çdo britmë.

- Publicitet -

U tregove “i pabesë” siç vetëm ti mund të ishe – me elegancë, pa dramë, pa paralajmërim.

As Klodin nuk e përshëndete. As Patrikun – që pikërisht atë ditë kishte ditëlindjen.

As Besën e as Gerin, që ti i kishe mbledhur – pa e ditur ne, ndoshta as ti vetë – për drekën e fundit.

O tragjik i lindur, që Homerin e kishe gjak, Danten e lexoje si lutje, Shekspirin e recitoje si frymëmarrje…

Pse zgjodhe të ikje pikërisht atë ditë?

Ç’ishte kjo lojë mes jetës dhe vdekjes që zgjodhe ta luaje në heshtje?

Patriku më tha sot me një zë që s’e kisha dëgjuar kurrë më parë:

“Kur të vijë sërish dita ime, çfarë të festoj? Ditëlindjen… apo humbjen e atit tim që e doja si shikimin tim?”

Ti, mjeshtër i fjalës së pastër, që e trajtoje shqipen si një vepër arti…

Ti, biri i Petro Zhejit dhe Besës Imami – dy yje të pashuar të mendimit dhe elegancës…

Ti, që nuk lije fjali pa shkëlqim, që e vrisje banalitetin me një batutë të zgjuar, që e ndërtoje mendimin si një arkitekturë të shenjtë…

Pse nuk na the asgjë në fund?

Një fjalë të vetme me zërin tënd që tingëllonte si muzikë deti…

Një përshëndetje… një gjest të heshtur…

Apo ishe shumë në nxitim, më shumë se ç’mund të përballonim ne që mbetëm pas?

Ti që i dhe zë Kosovës, që e deshe si Besa, që bëre zërin tënd një flamur për të drejtën dhe të vërtetën në mikrofonin e Radios Radikale në Romë.

Ti, që i mësove rinisë se si tingëllon një fjali kur është e ndërtuar me shpirt.

Ti, që ishe i pakompromis me gjuhën, me mendimin, me estetikën e fjalës.

Javën e fundit folëm gjatë. Lamë që do takoheshim në shtator, pas pushimeve.

Për projektet. Për intervistën në “N’xhiro në Syçin”.

Premtove. Dhe e di që nuk premtoje kot.

Por s’mund të kishe ditur që ky ishte takimi i fundit.

Apo ishte koha që të thërriste dhe ti s’mund ta shtyje më?

Me kë do këshillohem tani për një ide që s’më lë të fle?

Kush do të më kundërshtojë me pasion e pastaj do të qeshim për orë të tëra, derisa të na gjejë mëngjesi me gotën e fundit të verës dhe fernetin në fund?

Shko, se ndoshta vetëm atje lart mund të jesh aq i lirë sa të mendosh pa kufi.

Por dije se gjithçka që le pas, gjithçka që ndërtove me fjalë, mendim, pasion e dashuri, do të jetojë më gjatë se kjo jetë e shkurtër.

Ti ishe një nacionalist liberal.

Një mendje e mprehtë, një shpirt rebel.

Një dashnor i thellë i gjuhës, i kombit, i drejtësisë, i jetës me kuptim.

Ti u nise në nxitim… dhe ne mbetëm me duart zbrazët dhe sytë plot lot.

Përqafoji të gjithë atje lart edhe për ne. Thuaju që i kujtojmë.

E ti… do jesh përgjithmonë me ne – në çdo fjali që do guxojmë të shkruajmë me pasionin që na mësove ti.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus
  • Protesta 8-orëshe para Ministrisë së Arsimit, 16 persona të arrestuar nga Policia
  • Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  • Parashikimi i horoskopit 14 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Ulen temperaturat minimale, ja parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Ytt patronazhist muti on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  2. Mut ti, mut kush te ka bere on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  4. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?