Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Të poshtrit që ma ngrenë babanë nga varri…!!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > SHËNIM: Të poshtrit që ma ngrenë babanë nga varri…!!
KomunitetKryesoreopinion

SHËNIM: Të poshtrit që ma ngrenë babanë nga varri…!!

Published: April 7, 2023
Shpërndaje

 

Nga Fatos TARIFA

Botuar nga DITA

- Publicitet -

Lexuesit i kërkoj paraprakisht ndjesë, shumë ndjesë, nëse, siç ndiej qysh në krye të këtyre radhëve që nisa të shkruaj, do më duhet të përdor një gjuhë të ashpër.

Ka disa javë që sekretari i përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe Pasardhësve të saj, Veli Myftari dhe një puthadorës i tij, të cilit i është besuar botimi i gazetës “Kushtrim brezash” të kësaj organizate, Bashkim Koçi, po përpiqen të zgjedhin në vendin vakant të kryetarit të atij komitet njeriun e tyre.

Rastësisht mësova se kandidati i pëlqyer nga këta dy persona për këtë post është z. Hulusi Hako, të cilin, kur isha student ne Universitetin e Tiranës, e kisha profesorin që jepte lëndën e ateizmit. Nuk kam asgjë me Prof. Hakon dhe ruaj respektin që kemi pasur im atë dhe unë për të. Prof. Hako mund ta dëshirojë këtë pozicion dhe për këtë nuk e gjykoj.

Ajo çfarë mua më shqetëson në këtë mes është poshtërsia e Veli Myftarit dhe e shërbëtorit besnik të tij Bashkim Koçi, që këtë organizatë të shquar, vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” dhe gazetën e saj i trajtojnë dhe i përdorin si të ishin malli i tyre.

Më e rëndësishmja është kjo: përveç Prof. Hakos, për pozicionin e kryetarit të kësaj organizate kanë vënë kandidaturat edhe dy individë të tjerë shumë të nderuar, por Veliu dhe Bashkimi, në kundërshtim flagrant me statutin dhe rregulloren e asaj organizate, e kanë vrarë garën për kryetar dhe duan një kryeyar “të zgjedhur” pa garë.

Kjo është shkelja dhe paturpësia e tyre e parë, e cila, mua personalisht, si djalin e një veterani të shquar të LANÇ-it, jo vetëm më shqetëson, por edhe më bën bën të kuptoj se kjo organizatë kombëtare shumë e rëndësishme dhe gazeta e veteranëve të asaj lufte të lavdishme ka rënë sot në duart e dy njerëzve, sjelljen e të cilëve do ta quaja sjellje banditësh.

Në numrin e saj të sotēm, gazeta “Kushtrim brezash” ka botuar një shkrim “Nga Sevo Tarifa” me titullin e redaksisë “PërHukusi Hakon, kandidatin për kryetar të Komitetit Kombëtar”. Ky është një veprim i shëmtuar dhe banditesk. Po, po, një veprim banditesk.

Im atë, Sevo Tarifa është ndarë nga jeta afro 3 muaj më parē. Në atë kohë, as Hulusi Hako dhe askush tjetër nuk ishin kandidatë për postin e kryetarit të Komitetit Kombëtar dhe Sevo Tarifa nuk mund të ketë shkruar sa qe gjallë–dhe jam i sigurt se nuk ka shkruar pas vdekjes së tij–një shkrim “Për Hulusi Hakon, kandidatin për kryetar të Komitetit Kombëtar”, siç është botuar sot në faqen 6 të gazetës në fjalë dhe reklamuar në faqen e parë të saj nga kryeradaktori Bashkim Koçi, sigurisht me porosi të Veliut.

Ai shkrim mund të jetë shkruar nga im atë shumë kohë më parë, ndoshta edhe vite më parë, për çka nuk i jam i sigurt, por ta përdorësh sot këtë shkrim dhe, për më tepër, në një kontekst dhe për një qëllim krejt tjetër nga ai për të cilin është shkruar, është jo thjesht një lapsus profesional, jo vetëm një veprim i gabuar por, mbi të gjitha, një veprim qëllimisht i poshtër dhe poshtërisht i qëllimshëm.

Sepse Sevo Tarifa në asnjë rast nuk e ka mbështetur një kandidaturë të paqenë as të Prof. Hakos dhe as të kujtdo tjetër. Nëse do i thonin se si e keqpërdor sot emrin dhe krijimtarinë e tij gazeta “Kushtrim brezash” Sevua do lëvizte atje ku prehet në paqe dhe do u thoshte këtyre sharlatanëve: “Jazëk ju qoftë!”.

I telefonova Bashkim Koçit për ta njoftuar se im atë nuk është gjallë. Më tha se e dinte këtë fakt, madje edhe se kishte qenë për ngushëllim në familjen tonë. Atëherë, i thashë, si mundet sot, nga një botë tjetër, im atë, Sevo Tarifa, që i ndristë shpirti atje ku është, të ketë shkruar për gazetën “tënde” një shkrim për Hulusi Hakon, kandidatin për kryetar të Komitetit Kombëtar”, kur sa kohë Sevo Tarifa ishte gjallë Hulusiu nuk ishte kandidati i Veliut dhe i Bashkimit?

Kjo bandë mashtruesisht dhe njerëzish pa din e pa moral, si veliu dhe bashkimi, që emrin e nderuar të tim eti dhe reputacionin e tij i përdorin për qëllimet e tyre meskine duhen diskredituar.

Veteranë të nderuar të LANÇ-it dhe pasardhës të tyre, distancohuni nga njerëz të tillë si Veli Myftari dhe Bashkim Koçi. Ata nuk mendojnë dhe nuk punojnë për ju dhe për interesat e organizatës suaj, por për interesat e tyre.

Nëse ata edhe të vdekurin, babanë tim të shtrenjtë, e ngrenë nga varti, mendoni ç’mund t’u bëjnë të gjallëve!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  • Magjistratja Esmeralda Basho zgjidhet në krye të Prokurorisë së Sarandës
  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?