Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të rinjtë nuk pinë më alkool? Konsumi publik, në ulje të ndjeshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Të rinjtë nuk pinë më alkool? Konsumi publik, në ulje të ndjeshme
AktualitetEkonomi

Të rinjtë nuk pinë më alkool? Konsumi publik, në ulje të ndjeshme

Published: March 29, 2026
Shpërndaje

Baret dhe restorantet po ndiejnë si pasojat e ndryshimit të sjelljes së konsumatorëve ashtu dhe reduktimin e popullatës, por edhe turistët më të pakët. Për muajt janar-shkurt, sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, konsumi është 20% më pak.

Në muajt janar–shkurt 2026, konsumi në bare dhe restorante ka shënuar rënie të ndjeshme, deri në rreth 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, kjo ulje lidhet me një kombinim faktorësh: mungesë konsumatorësh në qytete, ofertë të njëjtë në treg, çmime të larta në disa nga restorantet më të njohura të Tiranës ku çmimi ka arritur deri në 4,000 lekë për person, si dhe bllokimet infrastrukturore në Juglindje për shkak të bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas që kanë penguar furnizimin dhe lëvizjen e klientëve.

- Publicitet -

“Në bare, kërkesa për kafe ka rënë ndjeshëm, duke ndikuar në hyrjen e produkteve më të lira dhe me cilësi më të ulët, pasi konsumatorët kryesisht pensionistë, kërkojnë çmime të përballueshme”, nënvizon z. Jahja.

Rënie frekuentimesh në këtë periudhë ka pasur edhe për jetën e natës.

Kleantino Goga, kryetari i Shoqatës së Bartendërve, pohon se aktualisht për periudhën janar-shkurt kërkesa për pije alkoolike në bare është e ulët.

Z. Goga thotë se te kërkesa po ndikojnë ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve, përfshirë ata të rinj, por edhe fasha e konsumatorit mbi 40 vjeç. “Të rinjtë frekuentues të jetës së natës, prej vitesh tashmë nuk konsumojnë pije alkoolike.

Më tepër parapëlqehen pije spumante dhe pa alkool. Ndërsa grupmosha mbi 40 vjeç nuk frekuentojnë baret apo edhe klubet e natës, më tepër frekuentojnë birraritë e lagjeve”.

Ai nënvizon se operatorët parashikojnë që kërkesa të rigjallërohet gjatë muajit maj, me fillimin e sezonit turistik.

Mungesa e fuqisë punëtore mbetet problem për industrinë. Përfaqësues të industrisë shprehen se situata është rezultat i brezit të ri që refuzon të punojë në sektorin e shërbimit, duke ndikuar më tej në hendekun e burimeve njerëzore.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?