Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të shkëlqesh në heshtje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Të shkëlqesh në heshtje
KomunitetKryesoreLajmi i fundit

Të shkëlqesh në heshtje

Published: December 29, 2024
Shpërndaje

Në numrin e fundit të 2024-s, ashtu siç është bërë prej vitesh traditë, ju prezantojmë Njeriun e Vitit të gazetës DITA. Një zgjedhje për të nderuar dhjetëra djem e vajza në botë, që me punën dhe jetën e tyre, ngrenë lart, me sakrifica por në heshtje fisnike, emrin e Shqipërisë dhe imazhin e shqiptarëve. Kush është Dr.Erilda Xholi, vajza nga Dibra, e rritur në një familje të nderuar dentistësh në Tiranë. Si u diplomua në një nga universitetet më të mirë në Shtetet e Bashkuara dhe i pari në botë për kërkime shkencore në fushën e stomatologjisë. Jeta e saj, nga ëndrra për mjekësi në Shqipëri, tek shqiponja me duar, në ceremoninë e diplomimit, si shqiptarja e parë, në historinë e UCSF-s

Redaksia DITA

Në fillim të qershorit të këtij viti që po mbyllet, në një nga sallat e Universitetit të Kalifornisë – San Francisko, i njohur si UCSF, spikerja që drejtonte ceremoninë e diplomimit të mjekëve të rinj, thërret me forcë emrin: “Doktor Erilda Xholi…”

- Publicitet -

Në podium ngjitet një vajzë e hijshme dhe elegante që i afrohet me buzëqeshje të pandërprerë mikrofonit, dhe pasi merr diplomën, bën shqiponjën me duar të mbledhura në kraharor.

Është shqiptarja e parë e diplomuar në historinë e UCSF, një nga universitetet më të mirë në Shtetet e Bashkuara dhe universiteti i parë  në botë për kërkime shkencore në fushën e stomatologjisë.

Erilda Xholi është shqiptarja e parë e diplomuar në historinë e UCSF

Për doktore Erildën ishte kurorëzimi i viteve të shumta studimi dhe pune. Një sakrificë e heshtur, mijëra kilometra larg Tiranës, ku për të ndjekur ambiciet profesionale dhe njeriun me të cilin krijoi familje, edhe ky një ish-student shqiptar i shkëlqyer, Erilda la klinikën e themeluar nga babai i saj, mjeku i njohur stomatolog Naim Xholi.

E lindur në Peshkopi, në 1989 dhe e rritur në një familje dentistësh, Erilda Xholi u diplomua fillimisht në vitin 2013 për stomatologji në Universitetin e Tiranës, ku ndoqi ëndrrën e saj të mjekësisë, pasi kishte mbaruar me rezultate të larta Kolegjin e njohur turk Mehmet Akif.

Njohëse e katër gjuhëve të huaja, pas diplomimit, ajo u specializua për dy vjet në Universitetin Aquila të Romës, për ortodonci, për t’u kthyer më pas në Tiranë dhe për tju bashkuar stafit të klinikave Xholi, të themeluara dhe drejtuar nga babai dhe vëllai i saj Dr. Florjan Xholi, ky i fundit me karrierë të spikatur profesionale dhe akademike brenda dhe jashtë vendit.

Dr.Ilda u rrit në një familje mjekësh. Majtas, babai i saj Naim Xholi, djathtas, vëllai Dr.Prof.Florjan Xholi

Megjithë vitet e gjatë të shkollimit dhe ushtrimit të profesionit, ambiciet profesionale të dr.Erinda Xholit ishin për më tej.

Në 2020 ajo dha dy provime për të hyrë në botën universitare amerikane për Mjekësi të Përgjithshme dhe më pas për Stomatologji. Rezultatet e larta e lejuan të aplikonte dhe fitonte të drejtën e studimit në Universitetin e Kalifornisë (UCSF).

Nga 2500 aplikues nga e gjithë bota, fituan vetëm 20, ndër të cilët edhe shqiptarja Erilda Xholi, ose doktoreshë Ilda, sic i thërrasin miqtë dhe familjarët.

Pas diplomimit në 2024, Ilda punon në profesionin e saj në New Xhersi dhe është nëna e një vajze, të cilës i ka vënë emrin e bukur shqiptar Era.

UCSF është nga universitetet më të mirë në SHBA dhe në në top 10 universitetet e para në botë për kërkime shkencore

Studentët shqiptarë në botë janë bërë “lajm” më së shumti kur i janë dashur politikës.

Suksesi i tyre në botë është përdorur në varësi të nevojave politike të momentit, por shoqëria shqiptare e këtushme di pak ose aspak për dhjetëra e qindra vajza e djem nga Shqipëria që kanë shkëlqyer në universitetet më të mirë të botës e që më pas kanë shënuar rekorde profesionale në komunitete dhe tregje të mëdha, që pak janë mbajtur shënim këtu në vendin ku lindën dhe kanë familjet.

Të gjithë u befasuam përshembull kur mësuam se një nga kreatoret e programeve të Inteligjencës Artificiale që po ndryshon planetin, ishte shqiptare.

Por të tillë, ka edhe të tjerë, që duhen nxjerrë nga heshtja për t’u bërë shembull, në një botë të mbushur me paragjykime për shqiptarët.

Janë me dhjetëra studentë dhe studiues shqiptarë që në heshtje dhe me shumë sakrifica me rezultatet dhe jetën e tyre ngrenë lart imazhin e Shqipërisë në botë

Për të nderuar të gjithë ata studentë dhe studiues shqiptarë që në heshtje dhe sakrifica ngrenë lart emrin e vendit ku kanë lindur dhe ndryshojnë me punën dhe jetën e tyre imazhin e Shqipërisë në botë, redaksia e gazetës DITA ka vendosur këtë vit që të shpallë Njeriun e Vitit, pikërisht, Erilda Xholin.

Urojmë Ildën dhe të gjithë ata shqiptarë të shkëlqyer por të heshtur që përmendëm më sipër, kudo që gjenden në këtë botë të trazuar, të kenë një Vit të Ri të mbarë e të gëzuar, në emër të stafit, bordit drejtues dhe botuesve të gazetës DITA.

——

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  3. TITI on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  4. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. Askushi on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?