Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të sigurohet jeta e civilëve”, Arabia Saudite i kërkon Shqipërisë të ndikojë në Këshillin e Sigurimit në OKB për heqjen e rrethimit në Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Të sigurohet jeta e civilëve”, Arabia Saudite i kërkon Shqipërisë të ndikojë në Këshillin e Sigurimit në OKB për heqjen e rrethimit në Gaza
KryesorePolitike

“Të sigurohet jeta e civilëve”, Arabia Saudite i kërkon Shqipërisë të ndikojë në Këshillin e Sigurimit në OKB për heqjen e rrethimit në Gaza

Published: October 14, 2023
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal Bin Farhan, i ka kërkuar Shqipërisë që të ushtrojë ndikimin e saj në Këshillin e Sigurimit në OKB për të larguar ushtrinë izraelite që ka rrethuar Gazan pas nisjes së luftës me organizatën e Hamasit.

Ministri arab zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm shqiptar Igli Hasani, me të cilin bisedoi për situatën në Gaza dhe si duhet trajtuar ndërkombëtarisht kjo çështje.

Sipas mediave arabe, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite i kërkoi Shqipërisë që të punojë në mënyrë aktive për të siguruar paqen dhe sigurinë në këtë rajon.

- Publicitet -

Nga Arabia Saudite, Shqipërisë dhe Maltës, si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB, ju kërkua që të luajnë rol të rëndësishëm për përfundimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza dhe heqjen e rrethimit nga këto forca.

Ministri arab, lidhur me këtë çështje, zhvilloi biseda telefonike edhe me homologët nga Britania, Brazili, India, Norvegjia dhe Suedia për t’i nxitur që në Gaza të mos ketë rrethim ushtarak nga Izraeli dhe të respektohet ligji ndërkombëtar humanitar, për të lejuar furnizimin me ushqime dhe ndihma të tjera.

Ushtria e Izraelit ka hyrë tashmë në Gaza që po e mban të rrethuar prej 2 ditësh. Izraeli i ka bërë thirrje popullsisë civile në Gaza që të largohet para se të nisë mësymjen ndaj Hamasit në këtë zonë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  • Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  • Faza e dytë e Territoriales, PS kërkon rishikimin e kompetencave të bashkive
  • Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  • “Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri” – Britania kërkon të dërgojë një familje siriane në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. demo on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  2. Historia on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  3. Historia on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  5. Hani ju , hani on Marta Kos: Ndryshimet e Kosovës në Ligjin për Specialen, të papranueshme për BE-në

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?