Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Teknologjia në duart e një brezi që guxon, One Albania investon tek talentet e reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Teknologji > Teknologjia në duart e një brezi që guxon, One Albania investon tek talentet e reja
Teknologji

Teknologjia në duart e një brezi që guxon, One Albania investon tek talentet e reja

Published: March 31, 2026
Shpërndaje

Gjenerata Z, ose iGen, po rritet krah teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Nga përdorues dhe eksplorues, ata po kthehen gjithnjë e më shumë në krijues, duke përvetësuar dhe vënë në përdorim teknologjinë për të shtyrë kufijtë e asaj që konsiderohet e arritshme. Në këtë realitet, inovacioni nuk është më produkt vetëm i laboratorëve steril. Ai lind në klasa, nga biseda dhe shkëmbime mes miqsh dhe, shpesh, këto ide marrim formë dhe vihen në provë nëpërmjet hackathoneve. Nxitur nga kjo, One Albania i është bashkuar këtë vit ‘National AI Hackathon 2026’, duke investuar pikërisht në këtë fazë të hershme të potencialit të të rinjve, aty ku kurioziteti dhe pasioni tranformohen në aftësi dhe zgjidhje konkrete.

Ky hackathon mblodhi gjimnazistët më të talentuar nga e gjithë Shqipëria, nga Korça në Shkodër. Të rinj të moshës 15–18 vjeç, të ndarë në grupe, punuan për të zhvilluar projekte inovative, duke adresuar sfida konkrete në fusha si edukimi, shëndeti mendor, siguria në rrugë dhe shërbimet digjitale. Idetë më të mira u prezantuan në ceremoni përmbyllëse të mbajtur pranë Piramidës, më 27 mars.

- Publicitet -

Përveç vlerës monetare, One Albania ishte pjesë aktive e këtij edicioni duke sjellë edhe një sfidë të dedikuar, “Sentiment Analysis for Social Media Campaign”. Ky ushtrim u dha pjesëmarrësve mundësinë të eksplorojnë përdorimin e inteligjencës artificiale në analizimin e perceptimit të publikut dhe në ndërtimin e fushatave më të zgjuara, të orientuara nga të dhënat dhe nga kuptimi i audiencës. Vendin e parë në këtë hackathon shkoi për grupin 2B, që kishte zgjedhur krijimin e një platforme për të shqyrtuar dhe zbërthyer elementët e fushatave të One Albania.

‘National AI Hackathon’, i organizuar nga Universiteti POLIS dhe AI Hub Albania, afron të rinjtë me teknologjitë më të avancuara dhe i pajis ata me aftësi praktike për ndërtimin e zgjidhjeve të bazuara në inteligjencën artificiale. Përmes mentorimit nga ekspertë të industrisë dhe një qasjeje praktike, ky projekt shërbeu si një platformë për të identifikuar dhe nxitur talentet e reja në nivel kombëtar.

Për One Albania, mbështetja e iniciativave të tilla është pjesë e një vizioni afatgjatë për të fuqizuar të rinjtë përmes edukimit, teknologjisë dhe mundësive reale për zhvillim. Duke u qendruar pranë të rinjve në qytete të ndryshme të vendit, One Albania kontribuon në ndërtimin e një kulture më gjithëpërfshirëse të inovacionit, ku nxënës dhe gjimnazistë kanë akses në eksperienca që forcojnë jo vetëm aftësitë teknike, por edhe vetëbesimin dhe ambicien për të ndërtuar më shumë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!
  • Paralele historike SHBA, Iran dhe Vietnam

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  2. Luzati on Me “bukë me vete”? PO!
  3. Remo on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  4. Arse1234 Se on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  5. Remo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?