Festa e milionave pushton Telebingon Shqiptare. Miliona të tëra dhe dhuratat ishin kryefjala e shorteut special kushtuar “Ditës së Punëtorëve”, që u hodh pasditen e djeshme. Në këtë shorte janë fituar të gjitha, Bingo Milionere prej 31.7 milionë lekësh të vjetra, 3 “Rroga Telebingo”, çmimin “Super Peta”, fituesi i të cilës do të mund të arrijë deri në 15 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu është fituar edhe çmimi i “100 sekondave në Spar”, shumë dhurata speciale të ofruara në çdo telefonatë fituese, teksa zarfet kanë nisur nga shuma 30,000 lekë. Edhe 10 çmimet e “Rrotës së Fatit” janë rritur, fituesit e të cilës sigurojnë 30,000 lekë, teksa do të luajnë sërish për çmimet e kësaj loje.
Fituesit e djeshëm
Me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend, u janë gëzuar çmimeve të mëdha të fituara nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe shumat e fshehura në zarfe, për të vijuar me lojën e “Rrotës së Fatit”, shorteun e goglave për çmimin e madh të shorteut special të “Ditës së Punëtorëve”.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së fatit”, ku mbi 4.2 milionë lekë të vjetra janë siguruar nga 10 fituesit e shorteut të datës 23 prill, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të fituar dy çmimet e preferuara prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Në lojën e “Rrotës së Fatit”, dje Violeta ka siguruar 26,000 lekë, Florenci 26,000 lekë, Gentiani 26,000 lekë, Sajmiri 28,000 lekë, Vasili 105,000 lekë, Krenari 25,000 lekë, Hekurani 23,000 lekë, Vebiu 40,000 lekë, Refati 21,000 lekë, si dhe Lezja 100,000 lekë. Në këtë lojë janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërish në lojën e rrotës shorteun e datës 7 maj.
Të shumtë kanë qenë fituesit që i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Afërditën si fituese të parë të lojës telefonike. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh, së bashku me një Smart Tv dhuratë nga Telebingo.
Rama në Kukës ishte një tjetër fitues që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin “Rrogat Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ai ka fituar shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra, të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe një Smart Tv.
Mimoza nga Erseka ka vijuar të luajë më tej me lojën telefonike duke siguruar plot 1 milionë lekë të vjetra, si dhe një smartphone nga “Phone Shop Albania”. Loja telefonike është zhvendosur më pas në Divjakë duke përzgjedhur Bashkimin si fitues të 1 milionë lekëve të vjetra, si dhe një televizor dhuratë nga J&B Electronics.
Rois në Korçë ka fituar në vijim 70,000 lekë dhe një laptop dhuratë. Një tjetër fituese në qytetin e Laçit ka vijuar të luajë me lojën telefonike, ku dhe ka fituar 65,000 lekë, si dhe një Smart Tv dhuratë nga J&B Electronics.
Fati i ka buzëqeshur më së miri fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Fabiolën në qytetin e Elbasanit, e cila me përzgjedhjen e bërë ka fituar njërën nga Rrogat Telebingo, ku për 12 muaj rresht do të marrë shumën e garantuar prej 50,000 lekësh. Krahas rrogës, Fabiola ka fituar edhe shumën prej 35,000 lekësh, si dhe një tablet dhuratë. Më tej, Rustemi në Kukës ka fituar 1 milionë lekë të vjetra, ndërsa Arturi në Elbasan ka fituar “100 sekonda në Spar”. Çmimi i “ Super Peta” është fituar nga një familje në Vlorë. Ndërsa 2 Rrogat e tjera Telebingo janë fituar nga Neziri në Durrës, si dhe Enkeleida në Peqin.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për Bingon Milionere të Ditës së Punëtorëve, që ka kapur vlerën e 3,172,400 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 31468 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 55 lekësh. Fatlumë janë edhe 352 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 3,000 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të 250 lekëve, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 0 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve në Telebingo Shqiptare është zgjeruar edhe më tej, kur në studio është paraqitur edhe fituesi i çmimit të madh të shorteut të datës 23 prill, Saimir Meda, i cili ka marrë çekun me mbi 8 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.