Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh ndalet në Elbasan, fituesi merr mbi 12 milionë lekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh ndalet në Elbasan, fituesi merr mbi 12 milionë lekë
EkonomiKryesore

Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh ndalet në Elbasan, fituesi merr mbi 12 milionë lekë

Published: March 13, 2023
Shpërndaje

Milionat dhe dhuratat speciale të ofruara me rastin e festave të “7-8 Marsit”, kanë qenë dje kryefjala e lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend, u janë gëzuar çmimeve të mëdha të fituara nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe shumat e fshehura në zarfe, për të vijuar me lojën e “Ruletës së fatit”, shorteun e goglave për çmimin e madh të javës, etj.

Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”, ku afro 4.3 milionë lekë të vjetra janë siguruar nga 9 fituesit e shorteut të datës 5 mars, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të fituar dy çmimet e preferuara prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Në lojën e “Ruletës së fatit”, dje Hyseni ka siguruar 28,000 lekë, Ariani 27,000 lekë, Sokrati 27,000 lekë, Distrini 30,000 lekë, Fatjona 106,000 lekë, Hysniu 27,000 lekë, Sara 36,000 lekë, Lutfiu 26,000 lekë, si dhe Joana 103,000 lekë. Në këtë lojë janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 19 Mars.

Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Kristin në Korçë si fitues të parë të lojës telefonike. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar shumën prej 85,000 lekësh, të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe një set bizhush nga “Premium”.

- Publicitet -

Fadili ishte një tjetër fitues që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin “Rrogat Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ai ka fituar shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra, të cilës i është bashkuar si dhuratë një set elektroshtëpiakesh nga “J\B Eletronics”. Ndërsa Aida ka fituar në lojën telefonike shumën prej 65,000 lekësh, si dhe një set me enë dhe pajisje guzhine nga Telebingo.

Edvini ka vijuar të luajë në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar plot 1 milionë lekë të vjetra, si dhe një orë dhe set bizhush nga “Premium”. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Majlindën në kryeqytet, e cila krahas shumës prej 50,000 lekësh, ka siguruar edhe një tharëse rrobash dhuratë nga Telebingo. Irsa në vijim ka marrë nga loja 70,000 lekë plus një set kujdesi personal nga “J\B Eletronics”. Petriti ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh, shumë të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe një set përkujdesi personal për zonjën e tij. Ndonëse 3 “Rrogat Telebingo” apo loja e “Super Peta” nuk janë fituar ditën e djeshme, ato do të jenë sërish në lojë të dielën e datës 30 tetor së bashku me shumë çmime të tjera.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,283,800 lekësh. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në Elbasan, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 15848 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50 lekësh. Fatlumë janë edhe 223 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 1915 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 4 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve në Telebingo Shqiptare është zgjeruar edhe më tej, kur në studio është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të javës së shkuar, Suzana Alimehmeti, e cila ka marrë çekun me mbi 10 milionë lekë të vjetra. Ndërsa Petrit Hysenaj, fitues i lojës së “Super Peta” në shorteun e datës 5 mars, dje ka shfrytëzuar 3 petat e tij të arta duke siguruar nga kjo lojë plot 1.1 milionë lekë të vjetra.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?