Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Telebingo Shqiptare: Çmimi mbi 10 milionë lekë bie në Tiranë, fitohet edhe loja “Super Peta”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Telebingo Shqiptare: Çmimi mbi 10 milionë lekë bie në Tiranë, fitohet edhe loja “Super Peta”
KryesoreTelebingo

Telebingo Shqiptare: Çmimi mbi 10 milionë lekë bie në Tiranë, fitohet edhe loja “Super Peta”

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

Nuk kanë të ndalur fituesit në Telebingo Shqiptare. Me mijëra të përzgjedhur nga të gjitha qytetet e vendit, dje u janë gëzuar çmimeve dhe dhuratave më të preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Në shorteun e ditës së djeshme është zhvilluar për herë të parë edhe loja më e re “Super Peta”.

Iljaz Zajmi ishte fituesi i parë i kësaj lojë që u përzgjodh të dielën e datës 11 shtator. Duke shfrytëzuar tre mundësitë e tij në këtë lojë, Iljazi ka siguruar nga kjo lojë 1,3 milionë lekë(të vjetra).

Fituesit e përzgjedhur dje

- Publicitet -

Sikundër është bërë traditë tashmë, përzgjedhja dje ka nisur me 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës të datës 25 shtatorpër dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra) dhe shumave të tjera të ruletës. Ndërkohë që dje në“Ruletën e fatit” janë fituar mbi 4.5 milionë lekë (të vjetra). Konkretisht në këtë lojë, Toto ka siguruar shumën prej 40,000 lekësh, Shqipe 28,000 lekë, Ylberi 28,000 lekë, Nexhmije 34,000 lekë, Mario 103,000 lekë, Rrahmani 28,000 lekë, Ramizi 27,000 lekë, Nebiu 40,000 lekë, Skënderi 27,000 lekë, si dhe Rrapo 103,000 lekë.

Me surpriza të shumta është shoqëruar edhe loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku shumë prej fituesve u janë gëzuar shumave të mëdha. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Durrësit duke shpallur Ilirin si fituesin e parë, i cili ka tentuar të godasë në shenjë çmimet më të preferuara të lojës, që janë: një nga 3 “Rrogat Telebingo”, lojën e “Super Peta”, apo shumën prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfet ku mund të fshiheshin këto çmime, me mbajtjen e dy më të preferuarave, ai ka siguruar shumën prej 75,000 lekësh. Izabella në Rreshen ishte fituesja e radhës që ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh.

Aliu në Tiranë ka vijuar të luajë më tej me lojën telefonike duke siguruar shumën prej 70,000 lekësh. Fati i ka ecur më së miri edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Seferin,që me përzgjedhjen e bërë ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 1 milionë lekë (të vjetra).Gledisi ishte fituesi i radhës që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 75,000 lekësh. Një tjetër fitues, ka vijuar të luajë me lojën telefonike.

Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, Nuriu nga qyteti i Elbasanit ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra. Për të dytën javë rresht është fituar edhe loja e “Super Peta”. Ka qenë Vlera nga Tirana e cila në lojën telefonike, ka fituar shumën prej 55,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “Super Peta”, ku do të mund të fitojë miliona të tëra.

Më pas Telebingo ka vijuar me shpalljen e fituesve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,046,750 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 14288 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 297 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 1,250 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesi i çmimit të madh të datës 11 shtator, Admir Duka nga Gramshi, i cili ka tërhequr çekun me shumën prej afro 9.5 milionë lekësh të vjetra.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?