Fluturojnë milionat në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Shorteu special i festave të “28-29 Nëntorit”, i hedhur gjatë ditës së djeshme, ka gëzuar me çmime të mëdha me mijëra fitues në të gjithë vendin.
Krahas çmimit të madh të javës, që kësaj here ka mbërritur në mbi 15 milionë lekë (të vjetra), ditën e djeshme janë fituar edhe shumë superçmime të tjera siç janë: “Rroga Telebingo” e cila është fituar nga Eleni në qytetin e Sarandës, loja e preferuar e “Super petës” që është siguruar nga një familje në qytetin e Elbasanit, “100 sekonda në Spar”, si dhe shumë çmime e dhurata të tjera.
Shpallja e fituesve në shorteun special të ditës së djeshme ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”.
Pjesë e lojës fillimisht janë bërë 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh të shorteut të datës 20 nëntor. Konkretisht, nga kjo lojë, Veli ka siguruar 24,000 lekë, Eleni 23,000 lekë, Hysniu 23,000 lekë, Bajrami 27,000 lekë, Lavdia 100,000 lekë, Shabani 34,000 lekë, Vjollca 28,000 lekë, Llazari 24,000 lekë, Aishe 26,000 lekë, si dhe Agroni 100,000 lekë. Ndërkohë që janë zgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të këtij çmimi tradicional, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 4 dhjetor, për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të ruletës.
Loja telefonike ka zgjeruar edhe më tej listën e fituesve. Adhurimi ishte fituesi i parë i lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Me zarfet e përzgjedhura në fund të lojës, ai është shpallur fitues i 50,000 lekëve, teksa ka marrë si dhuratë edhe një SmartTv nga J&B Electronics”.
Më tej, loja telefonike është ndalur në qytetin e Përmetit ku Shyqyriu ka vijuar të luajë me superçmimet e këtij shorteu special. Me fatin në krah, ai ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 40,000 lekësh, një set pajisjesh elektroshtëpiakesh nga “Top Seller”, teksa do të luajë edhe në lojën e shumëpreferuar të “100 sekondave në Spar”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të pëlqyera.
Sidorela në Tiranë ka siguruar në lojën telefonike shumën prej 65,000 lekësh, si dhe një lap-top nga “Atom Computer” dhuratë. Vlashi ishte një tjetër fitues i lojës telefonike që ka marrë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh, si dhe një Smartphone nga “Redline” dhuratë.
Bukuria ishte një tjetër fituese që ka siguruar 105,000 lekë, si dhe një smartphone nga “Redline”. Fati i ka ecur më së miri edhe Shefitit në Berat, i cili ka siguruar në lojën telefonike plot 1 milionë lekë të vjetra, si dhe një set pajisjesh elektroshtëpiake dhuratë nga Top Seller. Një tjetër familje në Korçë ka fituar 75,000 lekë, si dhe një SmartTv nga J&B Electronics.
Mrika ishte fituesja e fundit e lojës telefonike që ka siguruar 105,000 lekësh, si dhe një lap-top nga “Atom Computer”.
Ndonëse gjatë lojës telefonike fituesit nuk kanë qëlluar në shenjë zarfet ku gjendeshin “Rroga Telebingo”, apo loja e “Super Peta”, ashtu edhe sikundër ishte premtuar, këto dy çmime janë fituar në dy telefonatat e bëra enkas për këto çmime. Fati i buzëqeshi fillimisht zotit Ylber Çela nga Elbasani, i cili të dielën e datës 4 dhjetor do të luajë në “Super Peta”, ku duke shfrytëzuar tre petat e tij të arta, do të mund të bëhet fitues i shumave, nga 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra. Ndërsa Eleni nga Saranda ishte e përzgjedhura e fundit, që është shpallur fituese e “Rrogës Telebingo”, ku për një vit rresht do të marrë çdo muaj shumën e garantuar prej 50,000 lekësh.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,517,500 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në Vorë, ku dhe rezulton të jetë shitur bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 30911 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 738 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 685 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të shpallur në shorteun e datës 20 nëntor, që ka marrë edhe çekun me shumën e fituar mbi 10 milionë lekë.
Telebingo vijon të surprizojë lojtarët e saj, pasi nga dita e enjte do të hedhë në treg edhe biletën speciale të ndërrimit të viteve, me të cilën do të luhet për superbingon mbi 100 milionë lekë të vjetra, si dhe shumë çmime dhe dhurata të tjera që do të bëhen publike gjatë ditëve në vijim.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.