Mjafton të blini një biletë që kushton vetëm 200 lekë dhe çdo të dielë do të jeni ju një nga fituesit e 3 “Rrogave Telebingo”, çmimit të madh të javës prej dhjetëra miliona lekësh, lojës “Super Peta”, ku do të mund të siguroni deri në 15 milionë lekë (të vjetra), shumave të “Rrotës së Fatit”, si dhe shumë dhuratave të tjera që do të jepen nëpërmjet lojës telefonike.
Ndërkohë që duke nisur nga dita e premte, Telebingo vjen me surprizën e radhës, që është bileta e shorteut special të “1 Majit”, në të cilin do të fitohen bingo e madhe mbi 30 milionë lekë të vjetra të garantuara, 3 “Rroga Telebingo”, “Super Peta”, “100 sekonda në Spar”, shuma 1 milionë lekë të vjetra, e shumë dhurata dhe çmime të tjera surprizë.
Fituesit e ditës së djeshme
Edhe këtë të dielë që lamë pas, me mijëra fitues i janë bashkuar lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, duke marrë prej saj me miliona të tëra. Dje shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, nëpërmjet të cilës janë fituar afro 4.6 milionë lekë të vjetra.
Në këtë lojë kanë luajtur fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 26 mars. Konkretisht, Zhaneta ka marrë shumën prej 30,000 lekësh, Artani 35,000 lekë, Ferizi 32,000 lekë, Skënderi 34,000 lekë, Xhozefina 106,000 lekë, Afërdita 28,000 lekë, Hanke 25,000 lekë, Berti 26,000 lekë, Margarita 35,000 lekë, si dhe Ëngjellushja 104,000 lekë. Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e datës 9 prill për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të Rrotës së Fatit.
Në shorteun e ditës së djeshme kanë qenë të shumtë edhe fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me tre “Rrogat Telebingo”, lojën e “Super Peta’, si dhe shumat e tjera të mëdha.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Donikën si fituesen e parë, e cila ka fituar 65,000 lekë. Loja ka vijuar më pas, duke shpallur Gëzimin si fituesin e radhës, që ka fituar plot 80,000 lekë. Fati më së miri ka ecur për Anilën në kryeqytet, e cila nga loja e zhvilluar me shumat dhe dhuratat e fshehura në zarfe ka fituar plot 105,000 lekë.
Ankeli ishte një tjetër fitues që ka marrë nga loja telefonike shumën prej 85,000 lekë. Në vijim, Mentori në Përrenjas ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 85,000 lekësh. Lojën më tej e ka vijuar Altini në Kuçovë, i cili ka fituar 65,000 lekë.
Valbona në Korçë i është bashkuar lojës telefonike duke fituar plot 105,000 lekë.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,064,600 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve, përkatësisht në Kavajë dhe Elbasan. Secili nga fituesit do të marrë nga Telebingo shumën prej 532,300 lekësh.
Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 12910 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 172 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 2060 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 6 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Mbi 10 milionë lekë të vjetra janë shumat që kanë marrë së bashku Kastriot Lisi dhe Rudina Kodra, të cilët ishin dy fituesit e çmimit të madh të datës 26 mars.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.