Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Spiropali i kthehet Dules: Nuk pranojmë leksione për demokracinë dhe Europën!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Spiropali i kthehet Dules: Nuk pranojmë leksione për demokracinë dhe Europën!
Politike

Spiropali i kthehet Dules: Nuk pranojmë leksione për demokracinë dhe Europën!

Published: April 11, 2024
Shpërndaje

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka replikuar ashpër në sallën e Parlamentit me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

Dule është shprehur se qeveria ka përdorur institucionet demokratike për minimin e demokracisë, duket thënë se Parlamenti është instrumentalizuar.

Nga ana tjetër Spiropali ka replikuar duke thënë se nuk mund të pranojë leksione mbi demokracinë dhe Europën.

- Publicitet -

Sakaq, ajo iu përgjigj deklaratës së Dules së Parlamenti nuk funksionoi për disa muaj për shkak se opozita kërkonte llogaridhënie, se ishte pikërisht mazhoranca ajo që riktheu normalitetin në Kuvend duke i dhënë opozitës një zgjidhje të arsyeshme.

Pjesë nga debati:

Dule: Një karakteristikë dalluese e autokratëve të tipit Rama dhe qeverisjeve të tyre autokratike është përdorimi i institucioneve demokratike për minimin e demokracisë. Kjo është edhe më e rrezikshme. E keni vënë re instrumentalizimin e tempullit të demokracisë për të minuar llogaridhënien. Sa muaj nuk funksionoi ky Parlament thjesht dhe vetëm se kërkonim llogarinë dhe ju na e mohoni. Nuk ka bashkim evropian pa llogaridhënie, ju këtë themel kërkoni t’ia privoni parlamentit. Kjo është në rënie dhe duhet të ringjallet.

Spiropali: Dule me gjithë respektin nuk pranojmë leksione për çfarë është Evropa sepse jemi një nga popujt më të vjetër në rajon dhe kontinent dhe me fqinjët nuk kemi pasur kurrë probleme, me demokracinë nuk na ka ecur shumë fati por në këto 33 vjet e kemi bërë.

Realiteti i vendit nuk është ai që parashkruani ju me elokuencë. Shqipëria në negociatat me BE ka progres në 33 kapitujt, përfshirë edhe kriteret politike, të gjitha, ndryshe nuk do na ishin çelur negociatat. Për ndryshe gjithë vendet themeluese nuk do binin dakord për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Nëse jeni angazhuar personalisht apo të tjerë në një proces që nuk ka lidhje as me anëtarësimin, as me kriteret, por me procese të tjera të drejtësisë me të cilat ju keni një qasje të pashëndetshme duke sulmuar institucionet e drejtësisë, kjo nuk është çështja e jona. Kjo shumicë ka bërë të mundur që më në fund të kemi një drejtësi që për herë të parë po godet pandëshkueshmërinë. Këto sulme referohen edhe në raportin e Freedom House, ku nuk kuptohet si mundet të mbrojë me ombrellën politike persona

Te dritarja, te ballkoni, te burgu shkoni sa të doni, por mos na përfshini edhe ne në debatin në Parlamentin të cilin e kthyem ne në normalitet. Ishte vullneti ynë për të mbërritur në një zgjidhje të arsyeshme që ktheu opozitën në këtë sallë kuvendi. Të jemi më të kujdesshëm me atë që themi, kemi vuajtur pasojat e të shkuarës tonë, por nuk mund të pranojmë të përdoren terma të dala nga dëshirat personale e nga asnjë raport ku jemi të përfshirë.

Dule: Nuk e kuptova përtej dëshirës së zonjës ministre, unë nuk përmenda asnjë emër, me përjashtim të atij që mungon, që është kryeministri Rama. E kërkova fjalën…nuk ju dëgjova por e keni mirëkuptimin për ato që thatë dhe kërkova fjalën që t’iu përgjigjesha, por nuk arrita t’iu kuptoj atë pozicionim kaotik. Një kombinim të thënash dhe faktesh me të pathëna dhe fantazi.

Spiropali: Më kaotike se ajo që thatë ju nuk kam dëgjuar. Jeni në vështirësi sepse thatë të pavërteta, meqë donit një dallim mes trillimit dhe realitetit. Është trillim që Shqipëria ka bërë regres në të gjithë kapitujt, kemi progres në të 33 kapitujt. E dyta dhe mbi të gjitha nuk mund të marrim leksione demokracie këtu, nuk jemi një vend totalitar, autoritar, jemi një demokraci e brishtë, por raportet për vendin nuk i përcakton asnjë dëshirë apo fantazi, por ata me të cilët kemi partneritetin më të ngushtë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Ilir Metën, Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Komentet e Fundit

  1. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Muhamet on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?