Edhe pse u përjashtua nga senaca plenare, deputeti Flamur Noka qëndron ende në sallën e Kuvendit.
Noka nuk ka lejuar deputetin socialist Nasip Naço që të mbajë fjalën në Kuvend dhe i ka marrë mikrofonin, ndërsa u përplas edhe me gardistin.
Sakaq, Nikolla ka paralajmëruar Nokën që të ikë nga salla, në të kundërt Sekretariati i Kuvendit do të marrë të tjera masa.
Noka: Je përfaqësuese e turpit
Nikolla: Turpi jeni ju. Unë përfaqësoj familjen time. Nuk më intimidoni dot, s’më kërcënoni dot!

j.l./ dita
