Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tentuan të trafikonin 260 kg kanabis me kampera drejt Greqisë, gjykata lë në burg 4 rumunët që kamufloheshin si turistë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tentuan të trafikonin 260 kg kanabis me kampera drejt Greqisë, gjykata lë në burg 4 rumunët që kamufloheshin si turistë
Kronike

Tentuan të trafikonin 260 kg kanabis me kampera drejt Greqisë, gjykata lë në burg 4 rumunët që kamufloheshin si turistë

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për dy çiftet rumune që kamufloheshin si turistë, për të trafikuar 260 kg drogë drejt Greqisë, me kampera luksozë të marrë me qira. Në një seancë me dyer të mbyllura, ku 4 të rinjtë e dyshuar thanë se nuk ishin në dijeni të ngarkesës së hashashit në mjete, gjyqtari i gatshëm pranoi kërkesën e prokurorisë vendore, me aktet e dosjes dhe provat e deritanishme.

Rumunët Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru, akuzohen për veprën penale ‘trafikim i narkotikëve’ dhe tentativën e trafikut ndërkombëtar. Gjyqtare e çështjes është Herila Çela dhe prokuror Anton Pali. Kurse masa e arrestit në mungesë u dha edhe për 5 shqiptarët e dyshuar si organizatorë, që kishin pajtuar çiftet rumune si korrierë të mallit, e që janë shpallur në kërkim. Të pesë të dyshuarit mësohet se janë nga qarku i Vlorës dhe janë pjesë e një organizate më të gjerë.

Rumunët që kamufloheshin si turistë u ndaluan nga blutë e Vlorës tre ditë më parë, në operacionin e koduar “Camper”, në të cilin policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike. Ata u mbajtën në monitorim dhe u ndaluan në “Qafë Botë” nga policia, ndërsa transportonin me kamper lëndën narkotike, me qëllim transportimin në Greqi.

- Publicitet -

Droga ishte e vendosur në vende të përshtatura në dy kamperat, si dhomëza të fshehta. Sipas informacioneve, droga dyshohet të jetë furnizuar nga shtetas shqiptarë. Të arrestuarit që merreshin me trafik të lëndëve narkotike e bënin këtë aktivitet përmes kamperave luksozë, me të cilët transportonin drogën dhe duke përdorur si transportues pikërisht turistë të huaj dhe kryesisht çifte, që të mos binin në sy.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  • Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?