Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: The Sun sugjeron bregdetin e Vlorës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > The Sun sugjeron bregdetin e Vlorës
Ekonomi

The Sun sugjeron bregdetin e Vlorës

Published: February 18, 2023
Shpërndaje

E përditshmja britanike “The Sun” renditi Shqipërinë në një editorial si destinacionin nr.1 të pushimeve në plazh në Evropë, duke e përshkruar atë si një “pazar të leverdishëm” me plazhe mahnitëse, madje edhe si Maldivet e Europës. Shqipëria është një destinacion që kohët e fundit po shfaqet gjithnjë e më shumë në radarin e turistëve evropianë falë rivierës së saj dhe investimeve premtuese. Thënë kjo, ajo që me siguri do të bëhet “hotspot-i i të gjitha hotspot-eve” në Shqipëri është Vlora, aty ku riviera fillon dhe mundësitë nuk mbarojnë kurrë.

Vlora është quajtur si “Qyteti i Flamurit” për shkak të rëndësisë së saj historike, dhe njëherazi “Qyteti që mbretëron mbi dy dete”, si shtëpia e bregut ku Adriatiku puth detin Jon. Disa nga monumentet më të famshme të Shqipërisë ndodhen në Vlorë: Gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit, kalaja e Kaninës, Laguna e Nartës, Parku Kombëtar i Llogarasë, etj. 300 ditë me diell, vendas mikpritës, një koleksion unik plazhesh të pacenuara ranore dhe shkëmbore, një jetë e gjallë nate dhe ushqim të pasur janë vetëm disa përfitime të tjera që në hartën tuaj e bëjnë këtë qytet domosdoshmërisht të vizitueshëm.

Sipas “The Sun”, afërsia me Palasën, Dhërmiun, fshatrat të tjerë simpatikë dhe plazhet e famshme, deri në qytetin e Sarandës, e bën Vlorën një ndalesë të preferuar. Por qyteti bregdetar ka shumë më tepër potencial se kaq.
Porti më jugor i Adriatikut nuk është vetëm fillimi i rivierës, por është edhe kryeqyteti i saj. Me investimin e ardhshëm, Vlora Marina, qyteti rivendos statusin e saj si mbretëresha shqiptare e detit.

- Publicitet -

Marina luksoze është një projekt bashkëkohor që pritet ta kthejë Vlorën në një pikë referimi rajonal dhe ndër komunitetet më të kërkuara bregdetare deri në vitin 2026. Një marinë e klasit botëror me 434 vende që ankorojnë jahte dhe superjahte, një kompleks rezidencial me apartamente premium, dy hotele me 5 yje të markave të mirënjohura ndërkombëtara dhe një shëtitore buzë detit me mundësi argëtimi të përzgjedhura do ta shndërrojnë qytetin në një destinacion të mirënjohur që i ka të gjitha. “E frymëzuar nga deti, e udhëhequr nga erërat” siç e përshkruan veten projekti në faqen e tij zyrtar, Vlora Marina duket mjaft premtuese për të përmbushur udhëtimin, pushimet apo edhe jetesën e një njeriu aq të guximshëm sa të jetë i etur për dallgët.

Ky projekt urban miks premium që është ende në zhvillim ka tërhequr që tani vëmendjen e admiruesve të jetës detare në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Së shpejti, do ta gjeni emrin e këtij qyteti në listat destinacioneve më të mira të për pushime dhe në editoriale edhe më prestigjioze. Megjithatë, këtë herë, për shkak të një oferte sa elitare aq edhe të larmishme si Vlora Marina.

Duke iu referuar “The Sun”, riviera shqiptare pritet të jetë jashtëzakonisht popullore në vitin 2023. Padyshim, Vlora Marina do të shërbejë si një katalizator për rilindjen e qytetit në një qendër turistike të klasit botëror dhe me siguri do të forcojë pozicionin e Shqipërisë në hartën turistike evropiane. Nëse e keni vizituar qytetin – tashmë keni thjesht një arsye më shumë për t’u rikthyer. Dhe nëse jo, pyetja është e thjeshtë, a jeni gati të zbuloni një përvojë të re mesdhetare?

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit
  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  3. Patrioti on SPAK, kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës
  4. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?