Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tjetërsimi i pronave në Spitallë, Gjykata e Durrësit lë në burg 5 të arrestuarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tjetërsimi i pronave në Spitallë, Gjykata e Durrësit lë në burg 5 të arrestuarit
AktualitetKronike

Tjetërsimi i pronave në Spitallë, Gjykata e Durrësit lë në burg 5 të arrestuarit

Published: April 14, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 5 të arrestuarit në lidhje me tjetërsimin e pronave në Spitallë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Haxhiaj.

Pesë personat e arrestuar, Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha, Leonard Kadrimi dhe Gjovalin Ndoci, ranë në pranga si pasojë e një operacioni me urdhër të SPAK në kadastrën e Durrësit dy ditë më parë.

- Publicitet -

Hetimi për rastin nisi në 2023 mbi bazën e kallëzimit të Fiqiri Shabës, i cili pretendonte pronësinë mbi dy sipërfaqe toke, kur një ditë konstatoi se një pjesë e pronës ishte rrethuar nga një mur betoni. Kallëzuesi thotë nuk e dinte kush ishte zaptuesi, por hetuesit zbuluan se prona ishte shitur dy herë dhe i kishte kaluar një kompanie private.

Në kuadër të hetimit, prokuroria ka në gjurmët e Lirim Xhametës, një ish punëtor ferme, në emër të cilit ishte regjistruar 75 mijë metra katrorë tokë. Xhameta iu tha hetuesve se një person i identifikuar me emrin Diti i kishte premtuar se do ti bënte dokumentet për të përfituar 3 mijë metra tokë.

“Dy muaj më vonë, Diti më takoi dhe më dha një AMTP të paplotësuar. Më tha që duhet ta firmos”, tregon Xhameta.

Ai thotë se në një takim te tretë, Diti I kishte thënë që do ti jepte 200 mijë lekë në këmbim të pronës. “Shkova te noteri unë, gruaja dhe djali. Firmosëm një akt përfaqësimi në emër të një personi që nuk e njihnim dhe morëm paratë”, tregon Xhameta.

Sipas prokurorisë prona e regjistruar, e cila më pas është ndarë e tjetërsuar, edhe përfituar në mënyrë të paligjshme. Me të njëjtën skemë u regjistrua në emër të të ndjerit Dilaver Taulla sipërfaqja prej 76 mijë metrash katrorë dhe trashëgimtarët e tij e mësuan se ishin pronarë në 2010.

Edhe në këtë rast, Ardit Kërtusha iu mori kartat e identitetit trashgëmitarëve të Dilaver Taulla, duke iu premtuar se do tiu rregullonte pronë që iu takonte sipas ligjit.

Por nga hetimet rezulton se pronat ne emër të Xhametës dhe Taulla ishin regjistruar me dokumente të falsifikuara dhe më pas ishin futur në regjistrat kadastralë, me ndihmën e zyrtarëve te ASHK Leonard Kadrimi Aida Kila dhe Mikel Zaho.

Prokurori Pali Decolli zbuloi se skema e tjetërsimit të pronave shtetërore në Spitallë të Durrësit është shumë më e gjerë. Ai vendosi sekuestron mbi sipërfaqen prej 448.000 m2, e cila nga hetimet rezulton se është tjetërsuar përmes falsifikimit nga zyrtarë shtetërore.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i aprovon lejen për të parë djalin dhe bashkëshorten
  • Vrasja e Martin Canit, Apeli urdhëron vlerësim të ri psikologjik për autorin e dyshuar
  • Rama mbledh grupin e PS, mungon Spiropali. Zbardhet kërkesa për deputetët
  • Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  • Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Komentet e Fundit

  1. vlora on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Durrsaku on Goxhaj flet për akuzat lidhur me UÇK dhe Iranin: Nga varet si do vijojë protesta
  3. Jimi on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  4. Zgjohu SHQIPTARI QE T’RISHKRUAJSH HISTORIN TENDE MIJRA VJECARE , sa vet historia e krijimit te k’saj bote prej Zotit. on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  5. demo on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?