Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafikimi i 1500 kilogram droge/ Dalin FOTOT e Selami Lushkajt dhe Ksenofon Bodos, pjesë e grupit të Çelajt!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafikimi i 1500 kilogram droge/ Dalin FOTOT e Selami Lushkajt dhe Ksenofon Bodos, pjesë e grupit të Çelajt!
AktualitetKronike

Trafikimi i 1500 kilogram droge/ Dalin FOTOT e Selami Lushkajt dhe Ksenofon Bodos, pjesë e grupit të Çelajt!

Published: May 1, 2024
Shpërndaje

Vijimi i operacionit “Flakë në det”, ka zbuluar një tjetër rast të trafikut të hashashit nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në një rast grupi i drejtuar nga Gëzim Çelaj dhe vlonjati, Arben Dalipaj i njohur ndryshe me nofkën “Kapelja”, kanë arritur të organizojnë trafikimin e 1500 kilogram hashash.

Oranews ka publikuar fotot e dy prej tre personave të arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga prokuroria e posaçme SPAK.Bëhet fjalë për fierakun, Selami Lushkaj dhe Ksenofon Bodo, ndërsa në prangat e policisë ka rënë dhe bashkëpunëtori i tyre, Alket Deda.

- Publicitet -

Rasti është dokumentuar nga prokuroria e posaçme, pasi prokurori Vladimir Mara në bashkëpunim dhe me skuadrat e përbashkëta të policisë italiane, kanë dokumentuar një seri episodesh ku fillimisht në pranga ranë dy shtetas që shërbenin si korrierë drogë dhe më pas operacioni vijoi duke çuar në pranga Gëzim Çelaj dhe deri tek shefin e komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.

Organizatorët e këtij trafiku janë Gëzim Çelaj i cili u arrestua në Kosovë dhe më pas u ekstradua në Shqipëri dhe vlonjati Arben Dalipaj, njeriu që konsiderohet si i pakapshëm në det, për shkak të aftësive të mira të drejtimit të gomoneve.

Dalipaj, figuron në dosje me pseudonimin “Kapelja” dhe kishte komunikime me ish-efektivin Arlind Ismailukaj, tashmë të arrestuar. Arben Dalipaj njihet si një ndër skafistët më të aftë në vend.

Guardia di Finanzia dhe policia e shtetit në operacionin e parë “Flakë në det” arrestoi në flagrancë 6 trafikantët mes tyre dhe dy ukrainas, por u shpëtoi “Kapelja”, i cili mund të ketë ikur me not ose me ndonjë nga gomonet, që mund të ketë pasur edhe drogën e ngarkuar.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?