Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafiku është shtuar, por Shqipëria kishte numrin më të ulët të makinave për banorë në Europë edhe në 2021
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafiku është shtuar, por Shqipëria kishte numrin më të ulët të makinave për banorë në Europë edhe në 2021
AktualitetEkonomi

Trafiku është shtuar, por Shqipëria kishte numrin më të ulët të makinave për banorë në Europë edhe në 2021

Published: May 31, 2023
Shpërndaje

Shqipëria ka vijuar të mbetet shteti i Europës me numrin më të ulët të veturave për pasagjerë në raport me popullsisë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2021.

Në Shqipëri kishte 210 autovetura për 1000 banorë, sipas Eurostat, nga 190 që ishte treguesi vitin e mëparshëm. Pavarësisht rritjes, vendi mbetet i fundit në Europë për numrin e autoveturave në raport me popullsinë (të dhënat për Kosovën dhe Turqinë dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme).

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut, me 231 mjete, ndërsa rekordin e mban Serbia, me 325 autovetura.

- Publicitet -

Banorët e rajonit disponojnë shumë më pak automjete personale në krahasim me vendet e Bashkimit Europian. Në shtetet e BE-së treguesi fillon nga 400 eurovetura. Mesatarja e Bashkimit Europian është 570 autovetura për një mijë banorë.

Numri i makinave për banor në Europë është rritur në vitin 2021

Eurostat raportoi se në vitin 2021, numri mesatar i makinave të pasagjerëve për banor në Bashkimin Europian, u rrit nga 0,53 në 0,57.

Të dhënat tregojnë se vendet perëndimore të BE-së, regjistruan norma më të larta të motorizimit (makina pasagjerësh për 1000 banorë), sesa anëtarët qendrorë dhe lindorë të BE-së. Megjithatë, në nivel rajonal, kishte pabarazi të konsiderueshme në pronësinë e makinave brenda BE-së.

Normat rajonale shpesh lidhen me situatën ekonomike, por mund të ndikohen edhe nga rrethana specifike. Për shembull, shkalla e lartë e motorizimit në Valle d’Aosta (Itali), ndikohet nga rregullat e favorshme tatimore.

Midis viteve 2001 dhe 2021, Rumania regjistroi normën më të lartë mesatare vjetore të rritjes së makinave të pasagjerëve për 1 000 banorë midis vendeve anëtare të BE-së (+5,4%), e ndjekur nga Polonia (+4,5%).

Vendet që shënuan norma mesatare vjetore të rritjes nën 1%, ishin Malta dhe Holanda (secila +0,9%), Spanja (+0,8%), Franca dhe Italia (secila +0,7%), Belgjika dhe Austria (secila +0,5%), Gjermania dhe Luksemburgu (secila +0.4%) dhe Suedia (+0.3%)

Në përgjithësi, vendet baltike, vendet e Europës Lindore dhe Qendrore, kanë regjistruar rritje më të forta se vendet perëndimore të BE-së midis 2001 dhe 2021.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  • Kushtetuesja, vendim për rastet e Vetingut që ktheu Strasburgu, zgjatet mandati i vëzhguesve ndërkombëtarë
  • Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  • Ҫ’ne lidhje me qytetarin!
  • Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës

Komentet e Fundit

  1. Mentori on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!
  2. demo on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!
  3. Patrioti on Një tjetër viktimë në Martanesh i shtohet bilancit të rëndë të aksidenteve me pasojë jetën në sektorin minerar
  4. Tani on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  5. Anonymous on Një tjetër viktimë në Martanesh i shtohet bilancit të rëndë të aksidenteve me pasojë jetën në sektorin minerar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?