Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafiku i pistoletave drejt Anglisë, SPAK kërkon ndihmën e hetuesve britanikë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafiku i pistoletave drejt Anglisë, SPAK kërkon ndihmën e hetuesve britanikë
AktualitetKronike

Trafiku i pistoletave drejt Anglisë, SPAK kërkon ndihmën e hetuesve britanikë

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

Pistoletat që do trafikoheshin drejt Anglisë nga Porti i Durrësit dhe më pas Italia, besohet se ishin porositur nga një organizatë kriminale shqipfolëse që vepron në ishull, me qëllim kontrollin e biznesit të saj ilegal dhe ruajtjes nga rivalët. Kapja e 8 pistoletave të markave të ndryshme, kryesisht “Glock” të precizionit të lartë, ka shtyrë edhe prokurorët e SPAK që t’i drejtohen me një letër-porosi autoriteteve angleze, me qëllim kërkimin e ndihmës juridike.

Armët e bllokuara, kishin si destinacion Anglinë. SPAK për këtë qëllim kërkon ndihmën e britanikëve që të zbulojnë pritësin. Kjo do shërbejë edhe për vetë autoritetet angleze, për të goditur një tjetër aktivitet të paligjshëm në ishull.

Pakoja postare, e përbërë nga një tavolinë druri, ku ishin futur 8 pistoletat që u zbuluan nga qeni i policisë, do pritej nga një person në Angli. Emri i personit dhe numri i telefonit të tij ishte shënuar në pako. Por për shkak se ky person ndodhet në Angli, SPAK ka kërkuar nga policia e këtij vendi që të kryejë verifikime me qëllim gjetjen. Kapja e 8 pistoletave ka sjellë hetime edhe për pronarin e agjencisë së transportit, “Sihana Transport”, që besohet se është i implikuar direkt në këtë trafik ndërkombëtar.
Kompania vepron në Shqipëri, pranë një spitali privat në Tiranë. Ndërsa rezulton se prej shkurtit 2021 të jetë regjistruar si biznes dhe zonën Lutonit në Londër, ku pronar i së cilës është Guxim Sefolli. Ky i fundit nuk gjendet në vendin tonë, teksa I kërkohet anglezëve që ta zbulojnë dhe ndalojnë nëse do jetë e nevojshme.

- Publicitet -

Lidhur me këtë ngjarje në Durrës pak ditë më parë u arrestua shoferi i furgonit, Jetmir Koloshi, i cili aktualisht është mbyllur në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe e ka mohuar dijeninë për aktivitetin e paligjshëm, duke thënë se bënte vetëm korrierin e mallrave që vinin apo dërgoheshin nga dhe për emigrantët shqiptarë në ishull. Ai ka shpjeguar se detyrë kishte dërgimin e pakove deri në Itali dhe aty merreshin në dorëzim nga dikush tjetër, pasi vetë nuk kishte vizë angleze.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet pronari i Alta Bank, Davor Macura i afërt me pushtetin e Vuçiç
  • Dështojnë planet për hotelet në Palasë dhe Dhërmi, anulohet tenderi për mungesë ofertash
  • Champions League rikthehet me përballje të mëdha, Bayern sfidon Atleticon, Barça pret Aston Villën
  • Rrugëtimi drejt lirisë: Mësime nga lëvizja studentore në Serbi
  • Gjurmët e Belinda Ballukut në vilën e fshehur në Dhërmi

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  2. ali baba me 40 hajdutet on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  3. rapsodi popullor on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  4. durrsaku on 03 nëntor 2026
  5. Pupupu on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?