Mbrëmjen e sotme është gjendur një trup i pajetë brenda një pusi uji.
Mësohet se viktima është identifikuar si Vladimir Kola, 41 vjeç nga Fierza me banim në Durrës.
Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen prej 20 janarit. pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej familjarëve.
41-vjeçari, i pamartuar njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe bëhet e ditur se ishte larguar dhe me parë nga banesa. Trupi i pajetë i Kolës sapo ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. m.b/dita
