Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tritol në shtëpinë e Elvis Demçes, “La Repubblica”: Kush po kërcënon ‘Zotin’ e mafies shqiptare? Shkruar nga Pamfleti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tritol në shtëpinë e Elvis Demçes, “La Repubblica”: Kush po kërcënon ‘Zotin’ e mafies shqiptare? Shkruar nga Pamfleti
AktualitetKronike

Tritol në shtëpinë e Elvis Demçes, “La Repubblica”: Kush po kërcënon ‘Zotin’ e mafies shqiptare? Shkruar nga Pamfleti

Published: July 25, 2025
Shpërndaje

Një mjet shpërthyes artizanal, gati për të plasur, u la vetëm pak metra larg banesës së familjes së Elvis Demçes. Nuk është vetëm një kërcënim. Është një mesazh i qartë: armëpushimi, nëse ndonjëherë ka ekzistuar, ka përfunduar. Lufta mes grupeve kriminale të mafies së re romake nuk është më e heshtur. Nuk njeh më as rregulla, madje as ato të pashkruarat. Sepse ajo bombë u vendos në zemër të jetës private të bosit shqiptar, i cili aktualisht ndodhet i burgosur në Ascoli. Pikërisht aty ku jetojnë edhe fëmijët e tij.

Ngjarja ndodhi më 15 korrik, një ditë pas operacionit të Njësisë Hetimore të Karabinierëve që zbardhi një front të ri: nga burgu, Demçe jepte urdhra për rrëmbime personash me qëllim marrjen e informacioneve mbi një ish-partner të kthyer në rival, Fabrizio Fabietti. Për të realizuar këtë, ai mbështetej te një grup i përzier latino-amerikanësh dhe shqiptarësh, të njëjtët që më 11 maj 2024 tentuan të vrisnin shefin e trafikut në zonën e Tor Bella Monaca, Giancarlo Tei, një vend ku mbiemrat vlejnë më shumë se numrat e identitetit.

Pas këtij atentati, pikat e shpërndarjes së drogës në qytet u ndezën nga tensionet. Dy muaj më vonë, një bombë shpërtheu në një apartament në Borghesiana, ku banonte një i dënuar tunizian i lidhur me grupet shqiptare.

- Publicitet -
Jemi përballë një përplasjeje të vjetër mes mbetjeve të grupit kriminal të Ponte Milvio, grup që më parë drejtohej nga Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, i vrarë me një plumb pas koke më 7 gusht 2019, në mes të ditës, në Parkun e Ujësjellësve të Romës.

Që prej asaj dite, harta e krimit në Romë është bërë fluide, e paparashikueshme. Kufijtë mes aleancave dhe tradhtive janë zhdukur. Kronikat e përditshme tregojnë pjesën tjetër të historisë: përplasje, të shtëna me armë, tentativa vrasjesh, eksplozivë. Roma po digjet mbi hirin e një paqeje kriminale që kurrë nuk u nënshkrua vërtet.

Fillimisht u publikuan lajmet për hetimet mbi Demçen dhe urdhrat e tij nga burgu. Vetëm një ditë më pas shpërtheu bomba, e hedhur para portës së banesës, me një fitil që për fat nuk funksionoi siç duhej. Ishte gruaja e Demçes që e gjeti. Prokuroria Antimafia ndjek situatën në heshtje, por me shumë vëmendje. Sepse në Romë, rastësitë rrallëherë janë vërtet të tilla. Dhe sepse deshifrimi i skemave të krimit të organizuar është bërë gjithnjë e më i ndërlikuar.

Demçe ka më shumë se një armik, aq sa edhe planet që ka ndërtuar. “Kam ndërtuar një film që ti do ta kuptosh vetëm kur të ndodhë gjithçka… gjithçka është gati, vetëm se ata ende nuk e dinë”, kishte thënë dikur. Prokurorët dyshojnë se i referohej një tjetër lufte: asaj me Giuseppe Molisso, një figurë e rëndësishme e klanit të Michele Senese. Por Demçe nuk duket se e tremb. “Çfarë xhaxhi Michele… kush dreqin e ka parë ndonjëherë…”, shkruante në një bisedë të përgjuar. Megjithatë, ai nuk e njeh si të vetën këtë bisedë. Në disa letra të dërguara në redaksi, ai ka mohuar çdo përgjegjësi apo konflikt ndaj “Zotit Michele Senese”.

Lista e armiqve nuk përfundon me Molisso. Aty përfshihen edhe Leandro Bennato dhe Ermal Arapaj, edhe ky shqiptar, sot armik i Demçes. Disa vite më parë, ata përplaseshin për kontrollin e pikave të drogës, me bomba dhe armë. Pastaj erdhën arrestimet. Por tani, zjarri po rindez flakët e vjetra nën hi.

Emri i Elvis Demçes del kudo ku ka flakë, dhunë dhe dominim. Ka viktima të rrëmbimeve, të afërm të të zhdukurve, dhe miq të të vrarëve. Si Francesco Vitale, një DJ nga Bari, i cili u hodh nga ballkoni i një pallati në Magliana, teksa përpiqej të shpëtonte nga një rrëmbim. Zyrtarisht, Demçe nuk ka lidhje me ngjarjen. Por në rrugë, mes klaneve, e vërteta është tjetër. Dhe përhapet më shpejt se provat.

Dhe së fundmi, një tjetër emër përmendet, me zë të ulët, por gjithnjë e më shpesh: Giancarlo Tei. Kreu i padiskutueshëm i një prej pikave më fitimprurëse të trafikut në Tor Bella Monaca. Një figurë urëlidhëse mes klaneve kalabreze dhe shqiptarëve të Ponte Milvio, ku dikur bënte pjesë edhe Demçe. Dyshimet janë të shumta. Të njëjtët persona që një vit më parë tentuan të vrisnin Tein, sot figurojnë të përfshirë në rrëmbime, nën urdhrat e bosit shqiptar.

Drejtësisë i duhen prova. Në rrugë, mjafton një emër i pëshpëritur. Një aleancë e prishur. Një bombë para shtëpisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi

Komentet e Fundit

  1. Rinia është e ardhmja on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Illi on Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  3. Km on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?