Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trombozat e rralla pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Trombozat e rralla pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun
KurioziteteShendetesi

Trombozat e rralla pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

Published: February 24, 2026
Shpërndaje

Një studim i fundit ka zbuluar se rastet e rralla të trombozës pas vaksinës anti-COVID të AstraZeneca lidhen me një proteinë të adenovirusit të modifikuar, që përdoret për të nxitur përgjigjen imunitare ndaj SARS-CoV-2.

Tek disa persona me një profil të veçantë gjenetik, kjo proteinë mund të shkaktojë prodhimin e antitrupave që, në vend të virusit, lidhen me një faktor të mpiksjes së gjakut (PF4), duke krijuar tromboza dhe hemorragji, përcjell A2 CNN.

Kjo gjendje e rrallë, e njohur si trombocitopenia trombotike imune e induktuar nga vaksina (VITT), është vërejtur kryesisht tek gratë nën 50 vjeç gjatë fushatës fillestare të vaksinimit që ishin imunizuar me vaksinën AstraZeneca.

- Publicitet -

Studiuesit australianë të Flinders University kanë identifikuar se tek disa pacientë, qelizat B prodhojnë antitrupa me ngarkesë të tepruar negative, të cilët sulmojnë PF4 me ngarkesë pozitive, duke nisur një reagim zinxhir që formon mpiksje dhe shteron trombocitet, duke shkaktuar hemorragji.

Pavarësisht këtyre rasteve, ato janë jashtëzakonisht të rralla. Në Evropë u regjistruan vetëm rreth 900 raste VITT nga më shumë se 3 miliardë doza të dhëna globalisht. Agjencitë rregullatore kanë konkluduar se përfitimet e vaksinave tejkalojnë rreziqet e rralla.

Zinxhiri kompleks i reaksioneve përshkruhet në një artikull të botuar në “New England Journal of Medicine”, i cili është i rëndësishëm për zhvillimin e vaksinave të ardhshme që përdorin adenovirusin si vektor, të cilat janë më të lehta për prodhim dhe ruajtje dhe përdoren për sëmundje si tuberkulozi, Ebola dhe meningiti.

Njohja e mekanizmit do të ndihmojë në parandalimin e trombozave të rralla dhe përmirësimin e sigurisë së vaksinave të reja.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Arrestoni Ramën”, shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë e re, kryeministri Rama pritet me protesta
  • Katastrofa ekologjike në Lushnjë, tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen
  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për skandalin në SHISH
  • Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  • Veliaj kundërshton Reformën Territoriale, letër Kuvendit: Konsultohuni me qytetarët

Komentet e Fundit

  1. hila on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  2. i persekutuar on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  3. Vl on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  4. B.Kopliku on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  5. nastradini on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?