Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump: SHBA dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trump: SHBA dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje
AktualitetBote

Trump: SHBA dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

Published: April 17, 2026
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë “shumë afër” që të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, duke shtuar se negociatorët e dy vendeve mund të takohen për rundin e dytë të bisedimeve gjatë kësaj fundjave.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por, mendoj se jemi shumë afër që të arrijmë një marrëveshje me Iranin”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 16 prill, duke përsëritur fjalën “afër” më shumë se një herë dhe duke shtuar se “ka gjasa të mira që të arrijmë një marrëveshje”.

Irani mendon se po fiton dhe ky qëndrim është udhërrëfyes i luftës dhe diplomacisë së tij

- Publicitet -

Në një ngjarje që u mbajt më vonë në Las Vegas, Trump përsëriti këtë qëndrim, duke u thënë të pranishmëve se lufta po shkonte “shumë mirë” dhe se “duhet të përfundojë shumë shpejt”.

Trump dha pak detaje lidhur me elementët e mundshëm të një marrëveshjeje për përfundimin e luftës, që nisi pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Por, ai tha se Irani është pajtuar të “na kthejë pluhurin bërthamor”, duke iu referuar rezervave të tij të uraniumit të pasuruar, i cili nëse arrin në një nivel të caktuar pasurimi është një përbërës kyç për armët bërthamore.

Ai tha se nuk ishte i sigurt nëse armëpushimi dyjavor, që skadon më 22 prill, do të ketë nevojë të zgjatet dhe se “nëse nuk ka marrëveshje… luftimet rifillojnë”, megjithëse nuk dha një afat të saktë kohor.

Udhëheqësi Trump deklaroi po ashtu se Teherani dëshiron të arrijë një marrëveshje.

“Aktualisht kemi raporte të mira me Iranin, sado që është e vështirë të besohet. Dhe, mendoj se është një kombinim i katër javësh bombardime dhe një bllokade të fuqishme”, tha ai, duke iu referuar bllokadës amerikane që është në fuqi që nga 13 prilli dhe që synon të parandalojë anijet që të hyjnë apo të largohen nga portet iraniane.

Epilogu i konfliktit në Iran “do të vendoset nga ajo se kush duron më shumë”

Rundi i parë i bisedimeve të paqes SHBA-Iran u mbajt në Islamabad më 11-12 prill dhe përfundoi pa një marrëveshje. Bisedimeve iu parapriu një armëpushim dyjavor, që u arrit më 7 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit.

Shtëpia e Bardhë tha më 15 prill se një rund i dytë i mundshëm me gjasë do të mbahej sërish në Pakistan. Po të njëjtën ditë, një delegacion pakistanez i udhëhequr nga shefi i ushtrisë, Asim Munir, qëndroi në Teheran për të dërguar mesazhe nga Uashingtoni te Republika Islamike.

Trump po ashtu përsëriti njoftimin që e kishte bërë disa orë më parë përmes rrjeteve sociale për arritjen e një armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, që përfshin edhe Hezbollahun, grupin militant që mbështetet nga Irani.

Trump po ashtu përsëriti një njoftim që kishte bërë disa orë më herët në rrjetet sociale, duke thënë se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor që nis më 16 prill në orën 17:00 sipas kohës lindore të SHBA-së dhe se armëpushimi përfshin edhe Hezbollahun.

Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
  • 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
  • VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  • Kalon sot në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes 300 milionë Euro me SHBA-në për pajisjet ushtarake
  • Nisin sot aplikimet në universitete, maturantët kanë 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve

Komentet e Fundit

  1. Greta on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. Open Ballkan ose New Yugoslavia on Binjakët e Serbisë
  3. Ethem Lalaj on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  4. demo on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  5. Durrësi on Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, Parlamenti blindohet para seancës plenare dhe protestës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?