Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump tërheq SHBA-në nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë trupat e OKB-së për klimën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trump tërheq SHBA-në nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë trupat e OKB-së për klimën
AktualitetBote

Trump tërheq SHBA-në nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë trupat e OKB-së për klimën

Published: January 8, 2026
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të tërheqë vendin nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë shumë që punojnë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe disa organe të Kombeve të Bashkuara, si Konventa Kornizë e OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Shtëpia e Bardhë tha se vendimi u mor sepse këto organizata “nuk i shërbejnë më interesave amerikane” dhe promovojnë “axhenda joefektive ose armiqësore”. Trump ka argumentuar se shumë prej tyre mbështesin “politika radikale klimatike, qeverisje globale dhe programe ideologjike që bien ndesh me sovranitetin dhe fuqinë ekonomike të SHBA-së”.

Vendimi vjen pas një shqyrtimi të përdorimit të fondeve nga taksapaguesit amerikanë dhe pas tërheqjes së mëparshme të SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për klimën dhe refuzimit të pjesëmarrjes në samitin COP30 në Brazil.

Organizatat e tjera që preken përfshijnë ato që punojnë për paqen, demokracinë, shëndetin e nënës dhe fëmijës, dhunën seksuale në konflikt dhe planifikimin familjar.

- Publicitet -

Hapi i Trump mund të përballet me sfida ligjore, pasi Kushtetuta e SHBA-së lejon bashkimin me traktate vetëm me miratimin e Senatit, por nuk e sqaron procesin e tërheqjes.

Grupet e ekspertëve dhe organizatat jofitimprurëse kanë reaguar me shqetësim. Drejtoresha e politikave Rachel Cleetus e përshkroi vendimin si një shenjë se administrata po sakrifikon mirëqenien globale dhe po minon bashkëpunimin ndërkombëtar.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë
  • Partia “Protesta”
  • SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
  • Pse reforma e pensioneve do jetë e dhimbshme
  • “250 euro në muaj që të mos iu heq nga puna” (!) Thellohet skandali i Postës së Durrësit

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”
  2. Anonymous on Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”
  3. Protestusi on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  4. K R on VIDEO: “Hajdut, opozitë e shitur, Berisha në burg”, protestuesit rrethojnë deputetin e PD-së
  5. K R on Shfaqet në videot e skandalit Hila, këngëtarja nga Kosova dorëzon kallzim në Policinë e Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?