Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trumpizmi elektoral, një varrezë elefantësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Trumpizmi elektoral, një varrezë elefantësh
opinion

Trumpizmi elektoral, një varrezë elefantësh

Published: July 31, 2025
Shpërndaje

Nga Skënder Minxhozi

Kush kujton sesi nisi Foltorja e famshme e Sali Berishës (sot po flitet për një Foltore nr.2 anti-Berishë), sjell ndërmend sesi ish-kryeministri i fliste popullit të tij nëpër salla kinemash, në lidhje me refuzimin e martesave të të njëjtës gjini, dashurinë për Zotin dhe “vlerat konservatore”. Berisha mori shumë duartrokitje asokohe me këto teza, të cilat nuk kishin lidhje me rikthimin në pushtet por vetëm se eksitonin turmat që gjenin ngjashmëri me marrëzitë që hidhte çdo ditë Donald Trump në SHBA. Në Shtëpinë e Bardhë ishte ende Joe Biden dhe Berisha s’mund të dilte hapur kundër administratës amerikane, përfshirë edhe sekretarin Blinken, i cili kishte firmosur për statusin e tij non grata.

Biden e Blinken u larguan në nëntorin e shkuar dhe Berisha shpërtheu në një cunam sulmesh, sharjesh e fyerjesh nga më folkloriket ndaj tyre. Siç di ai të shajë. Paralelisht me mallkimet ndaj demokratëve në ikje, Berisha nisi të ndërtojë bustin e Donald Trump në mes të oborrit të selisë së PD. Një monument imagjinar që do të simbolizonte një aleancë, një miqësi dhe një bashkëpunim të ardhshëm me Donald Trump, të cilin nuk ishte në gjendje ta përshkruante konkretisht asnjeri nga njerëzit më të afërt të Berishës. E kur kjo amulli dhe mjegull shitej si një negociatë e fshehtë që do ta çonte Doktorin në SHBA në mes të zgjedhjeve me ftesë të republikanëve, shumëkush ngrinte supet në pritje të surprizës opozitare.

Sot dimë se asnjeri nga skenarët-surprizë të Berishës me amerikanët nuk u realizua. As miqësia me Trump nuk ndezi, megjithëse paratë rrodhë lumë. Ish-kryeministri vijon të mbetet non-grata me firmën e Blinken, të cilën Rubio nuk e ka anulluar ende, “sherifi i ri në qytet” Lacivita mori honorarin dhe e la PD aty ku ishte në opozitë, firma “Continental Strategy” nuk e prodhoi aksesin e pritur tek administrata dhe Presidenti i SHBA paçka se u pagua plot 6 milion dollarë. Madje kjo ofensivë imagjinare kundër administratës Biden dhe për rikthimin e PD në pushtet nuk prodhoi dot as largimin nga puna të ish-ambasadores në Tiranë Yuri Kim, e cila vijon të jetë pjesë e Departamentit të Shtetit!

Aksioma e njohur politike thotë se amerikanët, si edhe evropianët, punojnë zakonisht me fitimtarët dhe qeverisësit, jo me opozitat. Ëndrrat elektorale me përmbysje ditën e zgjedhjeve me urdhër nga Uashingtoni rezultuan edhe një herë thjesht iluzione të humbura, sipas titullit të romanit të famshëm të Balzakut

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të turmës, dy protestues të lënduar
  • Rama është i pakënaqur me ministrat, priten lëvizje në kabinet
  • Çmimet nuk ndalen: Apartamentet në Tiranë arrijnë nivelin më të lartë ndonjëherë
  • Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ
  • FOTOT: Pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë

Komentet e Fundit

  1. Humoristi on Rama është i pakënaqur me ministrat, priten lëvizje në kabinet
  2. Ethem Lalaj on VIDEO: Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik
  3. nastradini on Publikohet VIDEO tronditëse e aksidentit tek TEG-u: Betonierja me shpejtësi skëterrë merr përpara Audin, bie nga mbikalimi
  4. Pjer on Si u bëmë brenda një dekade vendi me koston më të lartë të jetesës në Ballkan
  5. Bruno on Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?