Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tuberkulozi, regjistrohen 292 raste të reja në vit, përhapja në rritje tek të rinjtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tuberkulozi, regjistrohen 292 raste të reja në vit, përhapja në rritje tek të rinjtë
AktualitetShendetesi

Tuberkulozi, regjistrohen 292 raste të reja në vit, përhapja në rritje tek të rinjtë

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

 

Edhe të rinjtë po preken nga tuberkulozi. Të dhënat e raportuara nga strukturat shëndetësore tregojnë se gjatë viteve të fundit shfaqet në rritje numri i rasteve të konstatuara me këtë sëmundje edhe tek grupmoshat e reja. Peshën më të madhe të sëmundjes e mban popullata aktive 15 deri 45 vjeç.

Vetëm gjatë vitit të shkuar në vendin tonë janë konfirmuar 292 raste të reja, pjesa dërrmuese e të cilave përbëhej nga moshat e reja.

- Publicitet -

Sipas mjekëve pneumologë, shkak për përhapjen e sëmundjes po bëhet gjithnjë e më mënyra e jetesës dhe sjelljes së të rinjve (qëndrimi në ambiente të mbyllura për kohë një të gjatë dhe higjiena jo e mirë).

Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 4 pacientë më tuberkuloz, dy të rinj dhe dy të tjerë të moshës mbi 60 vjeç.

Tuberkulozi shkaktohet nga bakteri (Mykobakteri tuberkulosis) i cili më shpesh prek mushkëritë. Kjo sëmundje përhapet nga njeriu tek njeriu nëpërmjet ajrit. Njerëzit e sëmurë me tuberkuloz në mushkëri, në momentin që kolliten apo teshtijnë, përhapin në ajër bakterin e tuberkulozit. Një person mund të thithë disa nga këto baktere dhe të infektohet. Përafërsisht një e katërta e popullatës në botë ka tuberkuloz latente, që do të thotë se njerëzit janë infektuar me bakterin e TB-së por akoma nuk janë të sëmurë dhe nuk mund ta transmetojnë sëmundjen. Njerëzit që janë infektuar me bakterin e TB-së kanë 5-15 për qind rrezik që të sëmuren me tuberkuloz. Megjithatë, njerëzit me sistem imunitar të dëmtuar si, ata që janë HIV pozitiv, të kequshqyerit dhe diabetikët, ose ata që janë duhanpirës, kanë një rrezik më të madh për t’u sëmurur me TB.

Kur një person sëmuret me TB, simptomat (si: kolla, temperatura, djersitja natën apo humbja në peshë) për disa muaj mund të jenë të një forme të lehtë, duke vonuar kërkimin e ndihmës mjekësore, gjë që çon në infektimin e njerëzve të tjerë për sa kohë personi nuk merr mjekim. Njerëzit me tuberkuloz aktiv mund të infektojnë 10-15 njerëz të tjerë nëpërmjet kontaktit të ngushtë përgjatë një viti. Në mungesë të trajtimit të duhur, 45  për qind e personave të cilët janë HIV  negativ por të sëmurë me TB dhe ata me HIV pozitiv të shoqëruar dhe me TB do të vdesin.

Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse që transmetohet përmes rrugëve të frymëmarrjes. Vaksina që kryhet në ditët e para të jetës nuk na bën imun ndaj infektimit, por ndaj formave të rënda të sëmundjes. Për këtë arsye vdekjet nga tuberkulozi në Shqipëri janë në nivele shumë të ulëta. Aktualisht, Tirana mban vendin e parë  për rastet më të shtuara me këtë sëmundje, ndjekur nga Peshkopia dhe Shkodra.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?