Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tulipani shqiptar në rrezik, shpallet monument natyror zona ku rritet në Kukës!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tulipani shqiptar në rrezik, shpallet monument natyror zona ku rritet në Kukës!
AktualitetEkonomi

Tulipani shqiptar në rrezik, shpallet monument natyror zona ku rritet në Kukës!

Published: March 13, 2023
Shpërndaje

Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro, pas mbledhjes me Këshillin e Ministrave bëri me dije se e gjithë zona e Kukësit, ku rriten tulipanët do të shpallet monument natyror. Sipas ministres ky vendim është marrë pasi tulipani shqiptar është një specie në rrezik ndaj duhet mbrojtur.

“Në radhë të parë një specie e veçantë që bën pjesë në speciet e rrezikuara, tulipani shqiptar, i zbuluar si i tillë në vitin 2003. Shpallet në një lëndinë të caktuar ku rritet në bashkinë e Kukësit, monument natyre, që është shkalla më e lartë e mbrojtjes, rreth 35 ha në njësinë administrative të Surrojit në Kukës.

Një zonë që merr këtë tipologji mbrojtje. Kjo specie është në listën e kuqe ndërkombëtare që janë speciet më të rrezikuara, rritet vetëm në atë zonë të Shqipërisë”, tha Kumbaro.

- Publicitet -

Zona kryesore ku rritet tulipani është në Kukës. Tulipani i Kukësit është zbuluar në vitin 2003 në zonën e Kolsh-Surroit, në vendin e quajtur Polla e Zezë, nga biologu Besnik Hallaçi. Deri atëherë njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani shqiptar me emrin shkencor “Tulipa Albanica” renditet i 114-ti.

Në qarkun e Kukësit këto bimë endemike të rralla gjenden në malet e Gjalicës, në malet e Hekurave në Tropojë, në bregun e liqenit të Fierzës deri në Pashtrik të Hasit si dhe në Qafën e Luzhës në rrethin e Tropojës.

Kujtojmë se në janar të vitit 2021, tulipani shqiptar, një ekzemplar i rrallë i bimëve endemike dhe i certifikuar ndërkombëtarisht, mori statusin e mbrojtjes së veçantë.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Pa maska, me fytyrat tona”, veteranët e UÇK protestë në Prishtinë, Policia shton masat
  • Më e keqja s’ka ardhur akoma, çmimi i naftës do të rritet sërish
  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Bllokimi i pagave të magjistratëve, Drejtoresha e Thesarit merret në pyetje nga SPAK
  • Pagat e magjistratëve, Rama paralajmëron ligj të ri: Duhet të marrë fund rritja automatike

Komentet e Fundit

  1. demo on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Anadrini on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  3. nastradini on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  4. Skypion on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  5. Edi on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?