Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tunizia kthen mbrapsht fondin për emigrantët: Nuk i nisëm ne luftërat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tunizia kthen mbrapsht fondin për emigrantët: Nuk i nisëm ne luftërat
BoteKryesore

Tunizia kthen mbrapsht fondin për emigrantët: Nuk i nisëm ne luftërat

Published: October 11, 2023
Shpërndaje

Marrëveshja e arritur në korrik për emigrantët ka shënuar dështimin e parë. Tunizia i ktheu 60 milionë euro Bashkimit Europian, të akorduara nga ky i fundit në këmbim të pengimit të fluksit të emigrantëve përmes Mesdheut drejt Europës. Një zëdhënës i Komisionit konfirmoi për Politico se vendi i Afrikës së Veriut e ktheu mbrapsht fondin e dorëzuar nga ekzekutivi i BE-së në shtator.

Vendimi i Tunizisë reflekton pakënaqësinë e saj ndaj Komisionit. Ajo e ka akuzuar ekzekutivin e BE-së se nuk ka dhënë fondet që kishte premtuar në marrëveshjen e emigrantëve. Marrëdhëniet midis Tunizisë dhe Brukselit u acaruan në korrik, pasi BE-ja nuk realizoi dorëzimin e parave të premtuara me vlerë 255 milionë euro për vendin e Afrikës së Veriut, mes kritikave në rritje për financimin.

Qeveria tuniziane tha se 60 milionë euro të dorëzuara nga BE-ja ishin pjesë e planit të rimëkëmbjes së vendit pas COVID-19, pra një marrëveshje që ka ekzistuar më parë sesa marrëveshja për emigrantët, por fondet nuk janë disbursuar kurrë më parë.

- Publicitet -

“Sot ata po i japin [këto para] për vitin 2023 dhe si mbështetje buxhetore”, tha ministri i Jashtëm tunizian Nabil Ammar për të përditshmen lokale Echourouk të mërkurën.

Ne nuk filluam luftëra dhe nuk e zhytëm njerëzimin në luftëra botërore si ju.

Por pavarësisht tensioneve të fundit, ekzekutivi i BE-së këmbëngul se marrëveshja e Tunizisë mbetet një model për marrëveshjet e ardhshme me vendet e Afrikës Veriore. Disbursimi është pjesë e një pakete financiare prej 127 milionë eurosh të shpallur muajin e kaluar, bazuar në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar midis Bashkimit Evropian dhe Tunizisë në mes të korrikut. Fondet ndahen në dy pjesë: 60 milionë euro për të mbështetur ekonominë në vështirësi të Tunizisë dhe gati 67 milionë euro për të përforcuar menaxhimin e kufirit dhe për të parandaluar nisjen e anijeve të emigrantëve. Presidenti tunizian Kais Saied, tha se fondi prej 127 milionë eurosh i BE-së është “përqeshës” dhe në kundërshtim me memorandumin.

“Tunizia, e cila pranon bashkëpunimin, nuk pranon asgjë që i ngjan bamirësisë apo favorit, sepse vendi ynë dhe populli ynë nuk duan simpati dhe nuk e pranojnë atë kur është pa respekt”, tha Saied pak ditë më parë. “Rrjedhimisht, Tunizia refuzon atë që është shpallur ditët e fundit nga BE-ja”.

Kjo fillimisht shkaktoi habi në Bruksel, ku memorandumi me Tunizinë është vlerësuar si një plan për marrëveshjet e ardhshme me vendet fqinje për të frenuar flukset e migracionit. Por paralajmërimi i Tunizisë, sot është bërë fakt.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?