Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turizmi kulturor, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara, pas saj vjen…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Turizmi kulturor, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara, pas saj vjen…
AktualitetEkonomi

Turizmi kulturor, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara, pas saj vjen…

Published: July 16, 2024
Shpërndaje

Segmenti i turizmi kulturor ka shënuar rritje më të fortë sesa sektori i turizmit në tërësi në vend. Shifrat zyrtare tregojnë se numri i vizitorëve në institucionet kulturore u rrit me 69 për qind në janar-maj 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bëhet fjalë për vizitueshmërinë në muze, kala e monumente të tjera si dhe parqe arkeologjike.

Konkretisht deri në fund të majit ishin mbi 350 mijë vizitorë teksa një vit më parë ky numër ishte 216 mijë. Vetëm në maj 2024 ishin 165 mijë vizitorë me një rritje 46 për qind në raport me majin 2023.

“Gjatë muajit Maj 2024 institucionet tona të kulturës janë vizituar nga 165,813 vizitorë, vlerë kjo e rritur në masën 46% krahasuar me muajin Maj të vitit paraardhës.

- Publicitet -

Në 5 mujorin e parë të vitit numri i vizitorëve është 350,772. Numrin më të madh të vizitorëve në këtë muaj e ka pasur Kalaja e Gjirokastrës, ku numri i vizitorëve në këtë kala ka zënë 17.7% të totalit i ndjekur nga Parku Arkeologjik Shkodër, që zë 15.4% të totalit të vizitorëve për muajin Maj; ndjekur nga Muzeu I Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti në Krujë”, thuhet në statistikat e publikuara nga Ministria ne Turizmit dhe Mjedisit.

Muzetë në vend janë 12 në total dhe nga janari në maj 2024 u vizituan nga 145 mijë vizitorë apo me një rritje 69 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-it. Në krye qëndron Muzeu Gjergj Kastrioti me 55 mijë vizitorë apo dy herë më shumë se një vit më p-arë.

Pas tij vjen Muzeu Historik në Tiranë që në 5 mujor shënoi rritje me 34.8 për qind por në maj 2024 shënoi një rënie me 80 për qind në raport me majin 2023. I treti është Muzeu i përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” me 24 mijë vizitorë apo 69 për qind më shumë se janar-maj 2023.

Sa i takon kalave në total janë tetë të renditura me një numër vizitorësh prej 66 mijë apo rritje me 60 për qind në raport me janar-maj 2023. Në vend të parë për nga numri i vizitorëve është Kalaja e Gjirokastrës me 50.4 mijë vizitorë apo një rritje 52 për qind në raport me janar -maj 2023.

Në vendin e dytë është Amfiteatri në Durrës me 7 mijë vizitorë apo një rritje 49 për qind dhe pas tij Torre Venenciane në Durrës me 4673 vizitorë.

Në listën e Parqeve Arkeologjike janë 9 në total me një numër prej mbi 136 mijë vizitorë në janar-maj 2024 apo një rritje 53 për qind në raport me janar-maj 2023. Në vend të parë për nga vizitueshmria është Parku Arkeologjik Shkodër me 51.7 mijë vizitorë apo 32 për qind më shumë se janar-maj 2023.

Në vend të dytë është Parku Kombëtar Butrint me mbi 38 mijë vizitorë deri në fund të majit apo 79 për qind më shumë se në 2023-in dhe i treti Parku Arkeologjik Apolloni mbi 37.5 mijë vizitorë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?