Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turqi, rezultatet paraprake tregojnë fitore për opozitën në qytetet kryesore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Turqi, rezultatet paraprake tregojnë fitore për opozitën në qytetet kryesore
BoteLajmi i fundit

Turqi, rezultatet paraprake tregojnë fitore për opozitën në qytetet kryesore

Published: March 31, 2024
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu kryeson përballë kandidatit të partisë AKP të Presidentit Tajip Erdogan në zgjedhjet lokale të së dielës, sipas rezultateve paraprake.

Fitorja e tij do të ishte e rëndësishme për opozitën turke ndërsa ajo përpiqet të konsolidojë pozitën në relievin politik të vendit.

Në një goditje tjetër ndaj presidentit Erdoganit, në kryeqytetin Ankara, qyteti i dytë më i madh të vendit, kryebashkiaku aktual i opozitës Mansur Yavas shpalli fitoren ndaj kundërshtarit të tij të AKP-së, më pak se tre orë pasi u mbyllën qendrat e votimit në zgjedhjet lokale mbarëkombëtare.

- Publicitet -

Këto zgjedhje po shihen nga analistët si një barometër i mbështetjes për zotin Erdogan dhe kapitalit politik të opozitës.

Presidenti Erdogan, i cili ka udhëhequr Turqinë për më shumë se dy dekada, bëri fushatë intensive që partia e tij të rimerrte kontrollin e Stambollit nga rivali i tij Imamoglu, i cili mund të jetë rivali i tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Dhuna shpërtheu në disa qytete në Turqinë lindore lidhur me zgjedhjen e zyrtarëve të organeve lokale, për të cilët votohej përkrah kryetarëve të bashkive. Sipas njoftimeve, tre persona janë vrarë.

Sipas rezultateve zyrtare të bazuara në numërimin e fletëvotimeve të 41.43% të kutive të votimit që janë hapur, zoti Imamoglu kishte 50% mbështetje krahasuar me 41.26% për rivalin e tij nga AKP-ja, Murat Kurum, një ish-ministër në qeverinë e zotit Erdogani.

“Bazuar në të dhënat që kemi mbledhur, mund të them se është konfirmuar mbështetja dhe besimi që kanë qytetarët tanë ndaj nesh”, tha zoti Imamoglu.

Agjencia shtetërore Anadolu publikoi gjithashtu rezultate zyrtare paraprake që tregojnë se forca kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP) kryeson në qytete të mëdha si Izmiri, Bursa, Antalia dhe Adana.

Zoti Imamoglu i CHP-së i dha presidentit Erdogan dhe AKP-së goditjen më të madhe elektorale gjatë dy dekadave të tij në pushtet, pasi fitoi në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Presidenti u kundërpërgjigj në vitin 2023 duke siguruar rizgjedhjen dhe një shumicë parlamentare me aleatët e tij nacionalistë. Sipas rezultateve të pjesshme, CHP kryeson në mbarë vendin me pothuajse 39% të votave.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?