Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U shkarkua nga KPA por ende mban postin e kreut të KLP, Alfred Balla: Pres zëvendësin që të largohem!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > U shkarkua nga KPA por ende mban postin e kreut të KLP, Alfred Balla: Pres zëvendësin që të largohem!
Lajmi i funditPolitike

U shkarkua nga KPA por ende mban postin e kreut të KLP, Alfred Balla: Pres zëvendësin që të largohem!

Published: May 24, 2024
Shpërndaje

“Për 15 vitet në vijim, kreu aktual i KLP, Alfred Balla, nuk mund të ushtrojë funksionin e prokurorit, gjyqtarit, anëtarit të KLP, të KLGJ, apo të Inspektorit të lartë të Drejtësisë,” ky ishte vendimi që mori pak ditë më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili vendosi të pranojë ankimin e bërë nga Komisioneri Publik kundër vendimit të KPK ndaj Ballës, që në vitin 2023 vendosi të ndërpresë pa një vendim përfundimtar procesin e vetingut ndaj Ballës.

Sipas Komisionerit Publik, vetingu ndaj Ballës duhej ndërprerë, por ai nuk duhet të ketë të drejtën të ushtrojë funksionet e prokurorit, gjyqtarit apo anëtarit të KLP e KLGJ në 15 vitet në vijim.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar sërish Alfred Balla, i cili me anë të një njoftimi për mediat sqaron se ai është ende në detyrë si kryetar i KLP-së, duke dhënë edhe argumentet kushtetuese që e mbajnë ende në këtë detyrë.

- Publicitet -

Njoftim për media i Alfred Balla aktualisht në detyrë kryetar i KLP-së:

Duke u nisur nga interesi i gazetarëve dhe i publikut pas vendimit të KPA-së, më duhet personalisht të sqaroj; Nisur nga fakti që KLP-ja nuk kishte të programuar mbledhje për vendimarrje këtë javë apo javës që vjen; Fakti që 9 anëtarë të Këshillit kanë qenë deri sot për vizitë pune jashtë shtetit; Nuk ishte e domosdoshme dhe realizueshme mbledhja e Komisionit përkatës dhe e Këshillit në mënyrë urgjente.

Nga ana tjetër në analizë të përmbajtjes së vendimit të KPA-së (shkurtim pasi ende nuk është zbardhur i plotë) të venë në dispozicion vlerësoj se: Nuk ka analizuar e vërtetuar fakte që të bënin të diskutueshme zgjedhjen time si anëtar jomagjistrat i KLP-së, për të pasur vend për tu zbatuar neni 149/ b i Kushtetutës. Gjithsesi, javës që vjen është planifikuar mbledhje e Komisionit dhe e Këshillit dhe ky problem do të analizohet e vlerësohet nga vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Dua të theksoj se, mua më ka mbaruar mandati kushtetues 5 vjeçar dhe po qëndroj në detyrë, për shkak të parashikimit kushtetues, deri në emërimin e personit që do më zëvendësoj.

Ky shpjegim është i nevojshëm, për mos krijimin e situatave abuzive, referuar vendimit të KPA-së dhe efektit që ai ka mbi një organ tjetër kushtetues, pasi nuk është në interes të publikut.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank
  • Socialisti paralajmëron të vetët: Po vazhduam kështu, ’97-a do na duket një ëndërr e bukur
  • VIDEO: Policia nis arrestime në rrugët e Tiranës, pas shpërndarjes së protestuesve në qendër
  • VIDEO: Gazi lotsjellës plagos edhe deputetin, Shehaj përplaset me kryepolicin Hitaj
  • VIDEO: “Nuk shikoj më, nënën Edi Ramës”, pamje të rënda, protestuesit të moshuar i kanë nxjerrë syrin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?