Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U sulmua nga televizioni lokal: Shkak u bë ngjarja e 26-vjeçares
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U sulmua nga televizioni lokal: Shkak u bë ngjarja e 26-vjeçares
AktualitetTelevizion

U sulmua nga televizioni lokal: Shkak u bë ngjarja e 26-vjeçares

Published: October 24, 2023
Shpërndaje

Gazetarë dhe organizata mediatike në vend kanë reaguar ashpër ndaj sulmit të koleges së tyre vlonjate, gazetares Afrovita Hysaj, e cila u linçua nga televizioni lokal “6+1 Vlora” për shkak të deklaratave ndaj ngjarjes së rëndë të përdhunimit të një 26-vjeçareje nga tre djem në këtë qytet. Midis tyre është edhe gazetarja Anila Hoxha, e cila shprehet se qëndron krah gazetares Hysaj, e cila është sulmuar me një gjuhë poshtëruese dhe denigruese nga televizioni në fjalë.

Gazetarja Hysaj u sulmua nga televizioni vlonjat pasi akuzohet se aludoi që në përdhunimin e 26-vjeçares disa ditë më parë në Vlorë morën pjesë 4 djem dhe jo 3 siç raportoi policia. Sipas këtyre aludimeve, autori i dyshuar i katërt është vëllai i drejtores së televizionit në fjalë. Ndërsa dy autorë të tjerë të dyshuar i kanë motrat drejtoresha në Bashki, sërish sipas aludimeve të bëra në një faqe në Facebook që raportohet se menaxhohet nga gazetarja Hysaj.

Një gazetar nuk vritet vetëm me plumba, as vetem me tritol, as vetëm me sms paralajmëruese. Një gazetar vritet edhe kështu, përmes etiketimeve poshtëruese, gjuhës denigruese dhe etiketuese. Një gazetar vritet edhe kur i afrohen familjes së tij/saj duke u krijuar atyre punë të pasigurtë, profesion të pasigurtë, duke u treguar me gisht motra/ vëllai/ burri/ gruaja/ nëna/ babai i gazetarit që shkroi për ne dhe është kundër nesh!

- Publicitet -

“Sot unë FLAS për Afrovita Hysaj dhe jam krah saj”, shkruan gazetarja Hoxha.

Një tjetër reagim ka ardhur nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, duke e quajtur ngjarjen si një “akt të rëndë” teksa ka kërkuar që televizioni të tërheqë lajmin.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është tronditur nga publikimi i një raporti në faqen e kanalit 6+1 Vlora me titull: “Afrovita Hysaj mashtron qytetarët e Vlorës”, i publikuar në datën 24 Tetor 2023, nga media vendore në onlinin e  kësaj medieje. Ky raport, përmes gjuhës dhe fjalorit që përmban, cënon rëndë kodet e etikës së gazetarisë, linçon publikisht një punonjëse të medias, përdhos komunikimin publik dhe detyrimin ndaj tij dhe shënon një precedent të rrallë në sulmin e një medieje ndaj një gazetareje vendore. Rasti në fjalë ka tronditur gjithë opinionin profesional dhe ka hapur diskutime të shumta mes entitetit tonë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron këtë një akt të rëndë. Për këtë arsye, kërkojmë me urgjencë që editori i kësaj medieje, administratori i tij, të tërheqë nga publikimi dhe faqet zyrtare të medias, këtë raport.

Në përputhje me kodet e etikës dhe rregullat e gazetarisë, të reflektojë menjëherë, pasi ky material në tekstin e vet përmban edhe vlerë antiligjore. Kërkesa jonë bazohet në respekt dhe mishërim të parimeve dhe normave të një gazetarie, si mision publik, në shërbim të publikut dhe jo si një “mjet privat që mund të presë dhe lëndojë qytetarë, e aq më tepër, persona të medias. Ky rast meriton ndërhyrjen e menjëhershme të AMA-s dhe të organizatave që merren me mbrojtjen e etikës, parimeve dhe normave të komunikimit publik dhe aq më tepër të raportimit me standart.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri “sociolog”
  • Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për vitin 2025
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • PËRGJIMET: “Do sjell dhe 20 milionë euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi…”
  • PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat

Komentet e Fundit

  1. K R on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  2. Cajupi on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Dajti on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  4. Rexha on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  5. Berlin on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?