Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U vra në aksident pasi dyshohej si informator i Policisë për drogën, babai: Sokoli dinte vendet se ku mbillej hashashi!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U vra në aksident pasi dyshohej si informator i Policisë për drogën, babai: Sokoli dinte vendet se ku mbillej hashashi!
Kronike

U vra në aksident pasi dyshohej si informator i Policisë për drogën, babai: Sokoli dinte vendet se ku mbillej hashashi!

Published: March 17, 2023
Shpërndaje

Emisioni “Rrëfimi Juaj” publikoi sot dëshminë e Rexhep Velirajt, i cili prej 4 vitesh është ende i paqartë për shkaqet e vrasjes së djalit të tij Sokol Velirajt, i cili u gjet i pajetë në aksin rrugor Elbasan- Peqin më 20 prill 2019. Shkaku i vdekjes ishte një aksident automobilistik, ku një trajler e goditi teksa ai ishte në rrugë, por autori dhe sot e kësaj dite ende nuk është gjendur.

Sokoli ishte martuar 2 herë dhe ishte babi i 2 fëmijëve. Mbas martesës me gruan e parë ai u largua nga shtëpia e prindërve të tij dhe shkoi të jetonte me bashkëshorten. Një kushëri i gruas i mbushi mendjen Sokolit që në banesën e tij të strehonte një vajzë e cila do të qëndronte për pak ditë. Më pas ajo vajzë u arrestua për prostitucion dhe bashkë me të, në pranga u vu dhe Sokoli. Ne momentet ku Sokoli ishte duke vuajtur dënimin, babai i tij, Rexhep Veliraj zbuloi nusen e tij duke folur me një tjetër person teksa ai i kërkonte të vinte brenda shtëpisë. Pas kësaj ngjarje, bashkëshortja e Sokolit u largua nga banesa duke lënë vajzën e tyre në shtëpinë e prindërve të Sokolit. Pas largimit të nuses së djalit, Rexhepi filloi të kërkonte në polici se ku ndodhej bashkëshortja e djalit te tij, e cila ishte larguar jashtë vendit. Pas daljes nga burgu Sokoli nisi procedurat e divorcit.

Edhe pse kishte vetëm 3 ditë që kishte dalë nga burgu, ai do të ndeshej me fjalët ngacmuese për ish-bashkëshorten e tij nga efektivë të policisë së Elbasanit. Fjalët fyese do të detyronin të riun që t’i godiste me një biçak, duke përfunduar sërish në pranga.

- Publicitet -

Pas daljes nga burgu Sokoli do të niste një jete të re me një vajze e cila banonte në qytetin e Pogradecit. Por pas lirimit të tij ai do të kthehej një i infiltruar i policisë, ku do të zbulonte vende të mbjella me kanabis.

Nisja e një jete të re në Pogradec do të sillte shumë peripeci, pasi ai do të dhunohej nga vjehrri i tij. Mbas ndarjes me gruan e dytë, Sokoli kthehet në shtëpinë e prindërve të tij. Nuk do të zgjaste shumë orë dhe në celularin e tij do t’i vinte një telefonatë e cila do ta revoltonte tej mase duke e detyruar të thyente dhe kartën e celularit. Pasi theu kartën e telefonit ai u largua nga shtëpia e tij dhe ky ishte fragmenti i fundit që Rexhepi dhe bashkëshortja e tij do ta shikonin për herë të fundit djalin e tyre të madh, sepse pas pak ditësh ai u gjend i vdekur.

Rexhepi, babai i Sokolit ka dyshime se polica dhe gjykata është duke fshehur të vërteten e vrasjes së djalit të tij, pasi ai nuk është thirrur asnjëherë në seancat gjyqësore. Procedurat kanë ndaluar pasi nuk ka prova qe vërtetojnë te kundërtën. Kane kaluar 4 vjet nga vdekja e djalit të tij dhe Rexhepi ende kërkon drejtësinë e munguar. Ai dëshiron të dijë se cilat ishin shkaqet që sollën vdekjen e djalit të tij, dhe cilët ishin autorët.

Gruaja e dytë nga Pogradeci ka pohuar se e di se cili është autori i vrasjes se Sokolit, por ndihet e rrezikuar. Rexhepi sot është duke u ndeshur dhe me largimin e nipërve te tij, pas ish-bashkëshortet e djalit nuk lejojnë që gjyshi të takojë mbesat e tij.

“Erdhi në shtëpi, dikush e mori në telefon, mori kartën e theu. Shau një herë dhe iku. A ka qenë polic ai që e mori që mu zhduk çuni menjëherë? A ka qenë ai që e ka vrarë ai që e kërcënoi nuk e di. Se iku për çoban, se ku iku nuk e mora vesh. Nuk fola më, se nuk kisha numër telefonin, ai e theu kartën.

Kur të ikën shpirti i djalit, për çfarë e do jetën kot. Shokët e mi pyesin, si është puna e çunit. Nuk di asgjë. Dhe vendin që thanë ata, shkova atje mora taksi, pyeta, më thanë këtu nuk kanë ndodhur gjë, shiko më poshtë afër Papërit. Kush e mori, e vrau aty, e hodhi aty? Thonë e ka shtypur trajleri.

Këtë e gënjente policia, këto që dalin nga burgu, për të mbyllur boshllëqet e veta bëhen spiunë të dhomës, të shokëve të vet. Ka shumë njerëz që i njoh dhe në burg kanë qenë, bëhen të infiltruar.

Ai dinte të gjitha vendet e hashashit, ku ishin, ku nuk ishin. Si duket ndonjë polici aty që i ka hipur në gozhdë…

Ajo thotë e di kush ma vrau burrin tim. Kur e di pse nuk ma thotë?” thotë Rexhep Veliraj, babai i Sokolit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një ndër aktet më fyese në historinë e shtetit dhe një listë me “përfaqësues të popullit” që nuk gjenden as në Google
  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave

Komentet e Fundit

  1. Enea on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. Kujtim Hoxha on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  3. K R on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  4. Pol on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  5. Juristi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?