Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ufo” nuk do ekstradohet në Itali, por do e vuajë dënimin me 25 vite burgim për vrasje, në qelitë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Ufo” nuk do ekstradohet në Itali, por do e vuajë dënimin me 25 vite burgim për vrasje, në qelitë shqiptare
AktualitetKronike

“Ufo” nuk do ekstradohet në Itali, por do e vuajë dënimin me 25 vite burgim për vrasje, në qelitë shqiptare

Published: March 29, 2023
Shpërndaje

Nuk do të ketë ekstradim drejt Italisë për “Ufo”-n, por dënimin e dhënë për vrasje, do ta vuajë në burgjet shqiptare. Ilir Paja, një eksponent i njohur për krimet në vendin fqinj, përfshi vrasje, plagosje, kanosje, apo dhe arratisje nga qelia, ku iu edhe nofka e mësipërme, do të vuajë ne Shqipëri 25 vite burg, dënimi i dhënë nga gjykata italiane për disa vepra të rënda penale. Kërkesa e Prokurorisë u pranua nga Gjykata e Tiranës, për konvertim dënimi dhe njohje pas transferimit të dosjes. Kurse avokatët kundërshtuan dhe thanë që do e apelojnë, pasi Ilir Paja sipas tyre e ka kryer një herë dënimin për këto akuza.

Në dosjen e autoriteteve të vendit fqinj theksohet se Paja është i akuzuar dhe dënuar për krime si vrasja, vrasje e mbetur ne tentative, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe armëmbajtja pa leje. Sipas vendimit të gjyqtarit Gerd Hoxha, i arrestuari vitin e kaluar në Laprakë, do ta kryejë heqjen e lirisë në Shqipëri, ku me heqjen e kohës së paraburgimit, dënimi i mbetur është 24 vjet e 8 muaj burg. Avokatët thanë se Paja është dënuar njëherë për këto vepra nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ka kryer 17 vite burg. “Është vendim i padrejtë, pasi gjykata e shkallës së parë për krime të rënda e ka dënuar Ilir Pajën për të njëjtat fakte penale dhe ai vendim është ekzekutuar nga ana e shtetasit Ilir Paja dhe në këto kushte është një nga kriteret ligjore ku nuk plotësohen kushtet për njohjen e vendimit penal të huaj, kur nga ana e Republikës së Shqipërisë, është lëshuar një vendim mbi të njëjtat vepra penale”, u shpreh avokatja, Arjola Shehri.

- Publicitet -

Ilir Paja u arrestua në nëntor të vitit 2022 në Tiranë, në një lokal në Laprakë. Gjatë arrestimit policia i sekuestroi dhe një shumë prej 5 mijë eurosh. Tre muaj i janë dashur policisë të vërtetojë se personi që mbanin në përgjim, ishte i shumëkërkuari nga drejtësia italiane, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe rrëmbim personi, ngjarje që kanë ndodhur rreth vitit 2006. Paja ishte arrestuar në mars të vitit 2008, pasi mori përpara me makinë një efektiv të policisë kriminale në Tiranë, i cili e njohu të shumëkërkuarin. Pas gati 10 viteve në qeli, në nëntor të 2017-ës, Ilir Paja u lirua me kusht para përfundimit të dënimit nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, me argumentin se vuante nga një sërë sëmundjesh, të vërtetuara me raporte mjekësore. Ilir Paja mori nofkën “Ufo” nga policia italiane, për shkak të dy arratisjeve spektakolare nga burgjet e sigurisë së lartë në vendin fqinj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “VETO”, Trump paralajmëron një përballje me shumicën e re demokrate
  • Komunikimi i hapur do të largojë keqkuptimet, parashikimi i yjeve për sot
  • Temperatura ajri të ngrohta, nuk priten reshje shiu
  • Trump humbet rëndë
  • Tërmet politik në SHBA: Demokratët rimarrin kontrollin e Kongresit

Komentet e Fundit

  1. Ben on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. anti25642654censurë on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  3. anti25642654censurë on Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Publikohet intervista që largoi Ramën nga studio
  4. Vlora 97 on ​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama personale e divorcit dhe aksidenti i fundit fatal
  5. Zaza on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?