Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ulen aplikimet për azil në vendet e BE, numri i shqiptarëve në nivelin më të ulët në një dekadë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ulen aplikimet për azil në vendet e BE, numri i shqiptarëve në nivelin më të ulët në një dekadë
AktualitetEkonomi

Ulen aplikimet për azil në vendet e BE, numri i shqiptarëve në nivelin më të ulët në një dekadë

Published: February 20, 2025
Shpërndaje

Për 11 mujorin e vitit 2024, sipas të dhënave të Eurostat-it, nga Shqipëria aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së rreth 6.8 mijë shtetas.

Numri i aplikantëve ra me 21% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe është më i ulëti në të paktën një dekadë, madje edhe në krahasim me periudhën e pandemisë.

Franca vijon të jetë destinacioni kryesor i azilantëve. Ishin 2100 shtetas që kërkuan mbrojtje ndërkombëtare në shtetin francez në 11 muajt e parë të vitit, duke përbërë 31% të totalit të aplikimeve për në vendet e BE-së. Në vend të dytë ka kaluar Italia, me 1735 aplikime ose 26% të totalit. E treta është Gjermania, që ka përpunuar 1355 kërkesa apo 20% të totalit. Shteti i katërt është Greqia, me 940 aplikime. Më pas renditen Belgjika (335) dhe Irlanda (165).

Në nëntor 2024, 75,045 shtetas jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil në vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 14% krahasuar me tetorin 2024 (86,920) dhe një rënie prej 31% krahasuar me nëntorin 2023 (108,895). Gjithashtu, pati 6,430 aplikantë të mëparshëm, duke shënuar një rënie prej 14% krahasuar me tetorin 2024 (7,475) dhe një rënie prej 5% krahasuar me nëntorin 2023 (6,740).

- Publicitet -

Në nëntor 2024, sirianët vazhduan të ishin grupi më i madh i personave që kërkuan azil, me 11,565 aplikantë për herë të parë, të ndjekur nga venezuelianët (7,210) dhe afganët (5,880). Gjermania (16,820), Spanja (14,925), Italia (11,620) dhe Franca (11,345) vazhduan të ishin vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil për herë të parë, duke përbërë 73% të totalit të aplikimeve në BE.

Shkalla e përgjithshme e aplikimeve, për herë të parë në BE, në nëntor 2024 ishte 16.7 për çdo 100 mijë banorë. Krahasuar me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të kërkesave për azil u regjistruan në Greqi, (79.5), e ndjekur nga Qipro (42.4), Spanja dhe Luksemburgu (30.7 secili).

Në total, 2,820 të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE, shumica prej tyre nga Siria (860), Egjipti (395) dhe Afganistani (385).Vendi i BE-së që pranoi numrin më të lartë të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (875), ndjekur nga Greqia (525) dhe Spanja (320).

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Arbeni on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  2. Ganua on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  3. Kreshnik Martini on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Saliu. on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  5. Ethem Lalaj on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?