Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Universitetet “orientohen” nga emigracioni, 18% e studentëve në degët e shëndetësisë, vetëm 2.5% te bujqësia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Universitetet “orientohen” nga emigracioni, 18% e studentëve në degët e shëndetësisë, vetëm 2.5% te bujqësia
EkonomiKryesore

Universitetet “orientohen” nga emigracioni, 18% e studentëve në degët e shëndetësisë, vetëm 2.5% te bujqësia

Published: May 30, 2023
Shpërndaje

Numri i studentëve në arsimin e lartë ka pësuar rënie me rreth 13% nga vitet shkollore 2018-2019 deri më 2022-2023, por në degët ku mund të gjesh punë në emigracion ka rritje.

Gjithnjë e më shumë të rinj po u drejtohen degëve që kanë lidhjen me shërbimet shëndetësore. Sipas të dhënave nga INSTAT, më 2023, numri total i studentëve u tkurr me 17,700 që nga viti 2019 me rënie 12.7%, por nga ana tjetër, më shumë të rinj zgjodhën degët në fushën “Shëndet dhe mirëqenie”.

Këtë vit akademik studiojnë në fushat e studimit që lidhen me shëndetësinë 22,834 persona. Numri i studentëve me drejtim degët e shëndetit është më i lartë se nevojat e tregut të brendshëm, por ky trend lajmëron tendencat e emigracionit të profesionistëve në të ardhmen.

- Publicitet -

Burimet nga Fakulteti i Infermierisë tregojnë se shumica e studentëve, që në vit të parë regjistrohen në mësimin e gjuhës gjermane me qëllim që kur të kenë mbaruar studimet të kenë aftësitë gjuhësore për tu punësuar në tregun gjerman.

Nga të gjitha fushat e studimit, numri i studentëve në katër vitet e fundit u rrit vetëm në degët e Inxhinierisë dhe shëndetësisë, ndërsa në disa fusha ka rënie të mprehtë të studentëve.

Në katër vitet e fundit, rënia më e madhe e numrit të studentëve ishte në “Arte dhe shkenca humane” me 45% ndërmjet 2019 dhe 2023. Më tej në degët “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” numri i studentëve ra me 43% për të njëjtën periudhë.

Studentët në degët e bujqësisë zënë vetëm 2.5% të totalit të studentëve, ndërsa ata në fushat e shëndetësisë, rreth 18% e totalit të studentëve.

Në degët “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari”, që është edhe dega kryesore e ekonomisë, që kontribuon në rreth 19% të PBB-së dhe 44% të punësimit, ishin vetëm 3,108 studentë më rënie 38% nga viti 2019.

Numri i studentëve në këto degë është më i ulëti nga të gjitha fushat, ndonëse kishte një rritje modeste në krahasim me vitin 2021.

Studimet në arsimin e lartë zotërohen nga sektori publik dhe Ministria e Arsimit është rregullatori kryesor i kuotave të studimeve.

Në këtë rol, qeveria shqiptare ka në dorë orientimin e kuotave në studimet për degët që ka më shumë nevojë, për shkak se shpenzimet e shkollimit bëhen me taksat e shqiptarëve.

Por shpërndarja e totalit të studentëve sipas degëve tregon se numri më i ulët e tyre është pikërisht në degët kryesore të ekonomisë, bujqësi dhe shërbime.

Shqipëria është kthyer në një eksportues neto të kapitalit human, me një humbje të pallogaritshme për të ardhmen e vendit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  • Rama pas takimeve në Pogradec njofton mbledhje me drejtuesit politikë dhe ministrat të premten
  • Del LETRA: Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. demo on Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  3. Detari on Epoka e deportimeve: Sinjale për “qendra të kthimit” të emigrantëve në Ballkan
  4. K R on Krimi i organizuar në turizëm
  5. edhe uji qelbet duke ndenjur on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?