Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ushtria amerikane po gjurmon “një objekt të çuditshëm” në hapësirën ajrore të SHBA-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ushtria amerikane po gjurmon “një objekt të çuditshëm” në hapësirën ajrore të SHBA-së
BoteLajmi i fundit

Ushtria amerikane po gjurmon “një objekt të çuditshëm” në hapësirën ajrore të SHBA-së

Published: February 24, 2024
Shpërndaje

Avionët luftarakë amerikanë po gjurmojnë një objekt të çuditshëm që është duke lëvizur në lartësi të mëdha mbi pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, por zyrtarët thanë se nuk ka asnjë rrezik për askënd as në tokë dhe as në ajër.

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) tha se bëhet fjalë për “balonë të vogël” që shtyhet nga era në një lartësi prej rreth 14 kilometrash.

Avionët luftarakë u dërguan për të kapur balonën mbi shtetin e Jutës dhe “vlerësuan se nuk ishte e manovrueshme dhe nuk paraqiste një kërcënim për sigurinë kombëtare”, thuhet në një deklarate të Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut.

- Publicitet -

Ushtria amerikane tha se do të vazhdojë të gjurmojë balonën dhe se është në kontakt me Administratën Federale të Aviacionit “për të garantuar sigurinë e komunikacionit ajror”.

Që nga e premtja vonë, Administrata Federale e Aviacionit “vlerësoi gjithashtu se balona nuk përbënte rrezik” për avionët e pasagjerëve ose aeroplanët e tjerë në zonë, thuhet në deklaratën e Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut.

Ushtria amerikane ka vëzhguar qiejt brenda dhe përreth Shteteve të Bashkuara më nga afër pas zbulimit të një balone spiune kineze që kaloi mbi territorin e vendit në shkurt 2023.

Zyrtarët kinezë thanë se ajo ishte balonë metereologjike dhe kishte “devijuar nga kursi i planifikuar”. Por Pentagoni i hodhi poshtë këto pohime, duke thënë se balona ishte projektuar për përgjim të aktiviteteve në tokë.

Incidenti rriti tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës dhe madje bëri që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të anulonte një udhëtim në Pekin për t’u takuar me udhëheqësin kinez Xi Jinping dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë.

Shtetet e Bashkuara përfundimisht rrëzuan balonën kineze në brigjet e Karolinës së Jugut, pasi ajo kishte udhëtuar në pjesën më të madhe të territorit të Shteteve të Bashkuara.

Pas incidentit, Shtetet e Bashkuara morën masa për të përmirësuar aftësitë e zbulimit të objekteve në hapësirën ajrore të vendit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump ende në pushtet, por gara për 2028 ka nisur, kush po përgatitet për Shtëpinë e Bardhë?
  • A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e BE-së për Shqipërinë?
  • El Niño thyen rekordin e vitit 2015, temperaturat në Paqësor arrijnë nivele të jashtëzakonshme
  • Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin: Marrëveshjet e nënshkruara janë detyruese
  • Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan, ku renditet Shqipëria

Komentet e Fundit

  1. The gjë mo? on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  2. demo on Tronditje në kupolën e sigurisë kombëtare
  3. Artan on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  4. Se kam dijenin on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Dashi on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?