DEKLARATË e 27 antarëve të Komitetit Kombëtar të pranishëm në mbledhje dhe të tjerë antarë nga 28 Komitetet Drejtuese të organizatave të Veteranëve dhe Pasardhësve nga bashkitë e vendit që nuk mundën të ishin të pranishëm, por që janë dakordësuar me telefon.
“Kryesia”, nëpërmjet gazetës “Kushtrim Brezash” të datës 13.12.24, njoftonte të gjithë antarët e Komitetit Kombëtar të OVP të LANÇ tẽ Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” dhe drejtuesit e komiteteve të LANÇ tẽ bashkive se: në datën 20.12.2024, ora 10.00, nẽ ambjentet e shkolles “Emin Duraku” do të zhvillohet mbledhia e Komitetit Kombitar dhe …. vijon rendi i ditës….
Me keqardhje deklarojmë që në fillim se edhe kjo mbledhje është e paligjshme! Ka shkelje statutore, proceduriale. Këto shkelje jane të pranishme gjatë gjithë zhvillimeve; nga “thirrja” e mbledhjes”, tek statusi i paligjshëm i “drejtuesve”, që kanë uzurpuar këto funksione, tek statusi i mungesa e kuorumit të të pranishmëve të “zhvillimit të mbledhjes” dhe “ marrjes së vendimeve”.
Thjesht, në të gjithë treguesit e këtij tubimi, deklarojmë se nuk ishte mbledhje e Komitetit Kombëtar! Arsyet janë si më poshtë:
Kryesia qe “vendosi” thirrjen e mblefhjes së Komitetit nuk kishte kuorum as per t’u mbledhur as per te marre vendim! Ishin vetëm 8 antarë legjitimë të Kryesisë së Komitetit Kombëtar ose afërsisht 20% të saj. Sipas parimit demokratik të veprimtarive legjitime, në asnjë dokument nuk thuhet që vendimet merren me pakicë votash! Që mbledhja është legjitime me praninë e pakicës së antarësisë së fotumit!
Nuk mund të prezantohen në krye të strukturave të Ofganizatës së Veteranëve as Hulusi Hako dhe as Veli Myftari, sepse nuk e perfaqësojnë juridikisht organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”. Hulusi Hako dhe Veli Myftari nuk mund të drejtojnë as këtë mbledhje dhe asnjë mbledhje të strukturave, institucioneve të Organizatẽs!
Gjithashtu Veli Myftari, Idajet Beqiri (ky i fundit si nënkryetar i Komitetit Kombëtar i “kooptuar” nga Veli Myftari) nuk e meritojnë të jenë në krye të kësaj organizate edhe për shkaqe morale: të dy kanë qenë të dënuar me privim lirie dhe e kanë kryer dënimin. Veliu është deklaruar fajtor me vendim të formës së prerë për krimin e shpërdorimit të detyrës dhe, në zbatim të nenit 248 të Kodit Penal është dënuar me 1 (një) vit e 3 (tre) muaj burgim. Ai mbetet ende fajtor nga të tri shkallët e gjykimit edhe pse e konsideron veten “vlerë të shtuar” pẽr organizatën se paska kryer “burg politik”! Nuk do të tolerojmë që kjo Organizatë, kombëtarisht e nderuar, të drejtohet nga të tillë individë! Ne nuk do të bëjmë të paditurin dhe nuk do të neglizhojmë vendimet e gjykatave shqiptare!
Veli Myftari tashmë nuk është as anëtar i organizatës së veteranëve. Organizata nr. 29/1 e Këshillit Zonal nr. 5/1 në Tiranën e Re ka vendosur çregjistrimin e tij nga lista e antarësisë së saj dhe përjashtimin nga Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”.
Edhe për statusin dhe numrin e pjesëmarresve kjo nuk mund të ishte mbledhje komiteti, sepse nuk kishte kuorum. Me tẽ gjithë shoqet e shokët antarë të Komitetit Kombëtar të pranishëm në sallë, ishim vetem 41% ose vetëm 53 antarë nga 129 antarë legjitimë të Komitetit Kombëtar gjithsej! Edhe pse Veli Myftari lexoi nje listë emërore me antarësi të tjetërsuar, përsëri, nga 83 te pranishëm gjithsej, vetëm 53 ishin anëtarë komiteti të zgjedhur nga Konferenca e 12 Kombëtare e datës 20.11.21. Pjesa tjeter nuk ishin me statusin e antarit të Komitetit Kombëtar.
Argumenti/prova e fundit që i vë vulën ilegjitimitetit të gjithçkaje që ndodhi ishte ilegjitime ishin “vendimet”. Kështu “mbledhja e Komitetit Kombëtar dështoi me sukses”!
Z. Idajet Beqiri i sugjeroi z. Veli që materialet të botohen në gazetën “Kushtrim Brezash” dhe të shpallet edhe vendimi i Komitetit Kombëtar për miratimin e tyre duke ua marrë firmat të pranishmëve.
Dhe Veliu iu drejtua sallës së “kallaballekut” – (term i huazuar).
⁃ Kush është dakord të miratojmë analizën e realizimit të detyrave gjatë vitit 2024 që do të lexoja unë si sekretar i Përgjithshëm? – Miratohet!
⁃ Kush është dakord te miratojme relacionin e raportit të kontrollit financiar qe do te degjonit të lexonte ketu nga Hysen Tabaku? – Miratohet!
⁃ Kush është dakord të miratojmë informimin që do të na bëhej sot nga shefi i llogarisë Jaçe Hysi për veprimtarinë ekonomike? – Miratohet!
Atehere, meqe të gjithë, (lexo: pjesa e “kallaballëkut” të vet, dmth me pak se 1/6 e antarëve të Komitetit Kombëtar) antare e jo antarë komiteti ishin dakord,”vendimet u miratuan”!!!!!
Nuk do të vazhdojë të drejtohet në këtë mënyrë Organizata e Veteranëve dhe e Pasardhësve të LANÇ!
Deri tani Veli Myftari nuk ka respektuar as të drejtën e fjalës e as të drejtën e antarësisë për t’u informuar.
Ai nuk është i besueshëm e transparent për të treguar si dhe pse e përvetësoi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe pse e solli aty profesor Hulusi Hako, që mbetet personalitet i vleresuar në fusha të tjera të shoqërisë shqiptare, por pa eksperiencë në drejtimin e një Organizate të madhe Shoqërore si kjo e Veteranëve, pse nuk e publikon në gazetën “Kushtrim Brezash” as vendimin e datës 30.06.23 qe nuk e regjistroi Hulusi Hakon si kryetar dhe as e njohu mbledhjen e datës 10.04.23 e vendimet e saj. Nuk bën publik as vendimin nr. 1549/5, datë 10.10.2024, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që nuk e njeh ligjerisht Veli Myftarin si Sekretar të Përgjithshëm? Sipas këtij vendimi prishet me nënvizim vendimi të cilin Veli Myftari e konsideronte “mburojë”.
Besojmë e shpresojmë që shoqet e shokët do t’i shohin vetë të vërtetat ashtu si janë. Nuk do të ndodhë në Organizatën e Veteranëve të përmbysen kriteret e vlerësimeve dhe qendrimet ndaj të vërtetave. Nuk besojmë të glorifikohet i denuarai, te ndiqet verbërisht fajtori në dëm të interesave madhore dhe vlerave esenciale kulturore etnike të historisë së LANÇ! Organizata shpejt do të flakë jashtë radheve të saj, pa dhimbje çdo lloj tentative për ta dëmtuar atë!
Tiranë, më 20 dhjetor 2024