Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Varhelyi: Në Tetor shpresojmë të hapim kapitujt me Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Varhelyi: Në Tetor shpresojmë të hapim kapitujt me Shqipërinë
Lajmi i funditPolitike

Varhelyi: Në Tetor shpresojmë të hapim kapitujt me Shqipërinë

Published: September 9, 2024
Shpërndaje

Muajin e ardhshëm Shqipëria do të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në Bashkimin Europian, atë për të drejtat themelore. Lajmin e ka dhënë në parlamentin hungarez komisioneri për zgjerimin, ende në detyrë, Oliver Varhelyi.

Para deputetëve Varhelyi deklaroi se Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte nga vendet anëtare të BE-së. Komisioneri njoftoi gjithashtu ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, e cila nuk po arrin që të miratojë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, kusht për të cilin Brukseli nuk mund të tolerojë qeverinë e djathtë në pushtet në Shkup.

“Tani çështja që kemi përpara nuk është nëse do t’i pranojmë shtetet ballkanike në familjen evropiane, por kur do të ndodhë kjo. Sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht këto vende, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin tonë. Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat e para ndërqeveritare.

- Publicitet -

Shpresoj që muajin e ardhshëm të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet bazë me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, në varësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Ne kemi hartuar dhe zbatuar instrumente si plani i rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për të përshpejtuar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

Optimizëm për fillimin faktik të negociatave për kapitujt e parë të anëtarësimit ka shfaqur edhe kryediplomati Igli Hasani një ditë më parë, duke iu referuar relaksimit të marrëdhënieve me Greqinë pas daljes nga burgu të Fredi Belerit. Pritet që Athina të mos kundërshtojë mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare në muajin tetor, ndërsa çështja e pronave të minoriteteve do të monitorohet vazhdimisht gjatë procesit të negociatave.

Komisioneri Varhelyi tha se tashmë shtetet e Ballkanit kanë paraqitur planet e tyre për agjendat e reformave dhe ato do të vlerësohen individualisht në bazë të arritjeve.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë po ndërtojmë realisht? Qytetin apo qytetarin?
  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata
  • Procedohet Adrian Hila, policia çon në Prokurori dosjen për videot intime
  • Hetimet për çështjen KAYO, SPAK i sekuestron telefonin Ardi Veliut

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?