Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veiz Çota, personalitet i shquar i arsimit në rrethin e Librazhdit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Veiz Çota, personalitet i shquar i arsimit në rrethin e Librazhdit
Histori

Veiz Çota, personalitet i shquar i arsimit në rrethin e Librazhdit

Published: October 16, 2023
Shpërndaje

Nga Agim Blloshmi

 

Personalitet me kontribute dhe punë të pa lodhur në fushën e Arsimit dhe të edukimit të brezave në Rrethin e Librazhdit.

- Publicitet -

I ka mbushur 86 vjeç, dhe kur e shikon të dalë të blejë gazetën apo për një shëtitje me bashkëmoshatarët të bën përshtypje trupi i drejtë, ecja e ngadaltë, ndërsa nën kapele duket fytyra e tij e gjallë dhe e qeshur.

E përshëndesin dhe përshëndet me shumë respekt. Kur ulesh në kafe dhe bisedon me të, menjëherë të bie në sy logjika, argumenti, kujtesa e forte dhe  gjuha e pastër llagar.

Nuk mund të dallosh tek ai “pendesë” për gjithçka ka bërë në jetë, përkundrazi atë e karakterizon krenaria, sepse ai çdo gjë e ka bërë me ndërgjegje të pastër dhe përgjegjësi të plotë.

Veiz Çota ka lindur më, 5 tetor  1937, në fshatin Togëz të nënprefekturës Librazhd. Në moshën 8 vjeçare, Veizi fillon arsimin fillor në qendër Librazhd, vajtje- ardhje,  pasi  fshati Togëz është afër.

Në vitin 1950 ai mbaron arsimin fillor me rezultate të mira dhe në vitin 1956 mbaron arsimin e detyrueshëm 7- vjeçar në Librazhd. Në vitet 1955- 1956 Veiz Çota kryen  një vit studime në Shkollën Pedagogjike  Elbasan.

Sapo mbaron Shkollën Padagogjike më 7 janar 1956, Seksioni i Arsimit të Rrethit e emëron Veiz Çotën mësues në Shkollën 7- vjeçare  Rrajcë-Fushë.

Ky është viti kur Veiz Çota fillon rrugëtimin si mësues apo drejtues i shkollave, zonë më zonë e fshat më fshat.

Në vitin shkollor 1957 Veizi emërohet mësues në fshatin Rrinas, Gurakuq, ku siç shprehet Veizi “Në atë fshat të largët unë si mësues dhe nxënësit ishim, por objekt për shkollë nuk kishte. Për një kohë të shkurtër bashkë me fshatarët e ndërtuam një dhomë dhe e përshtatëm për klasë”.

Në vitin shkollor 1857-1959 Veizi emërohet mësues në shkollën fillore Prevall dhe Kostenjë. Në vitet 1960-1964, tashmë i pjekur dhe i formuar profesionalisht, fiton të drejtën të vazhdojë studimet e larta në Institutin Pedagogjik Tiranë.

Pas përfundimit të studimeve në vitet 1864-1967 ai emërohet drejtor i shkollës 8-vjeçare “1 Maji“ Kuturman dhe në vitet 1967 – 1968 emërohet drejtor shkolle në Dragostunjë.

Përvoja e gjatë mëse 10-vjeçare në punë si mësues dhe drejtues në zona të largëta dhe të vështira të rrethit, në ballë të zgjidhjes së problemeve, gjithmonë bashkëpunues me strukturat e pushtetit dhe popullin e thjeshtë, i kishte bërë Veiz Çotën kuadër, intelektual të përgatitur, bindës me punën e tij, prandaj në vitin 1968-1985, strukturat e pushtetit e emërojnë inspektor në Seksionin të Arsimit pranë Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Librazhd.

Ështe puna e pa lodhur, këmbëngulesë, mendimi racional, studimet e kryera që çuan në ngritjen e sistemit arsimor të detyrueshëm në tërë rrethin dhe pas vitit 1974, ngritjen  rrjetit të  shkollave të  mesme profesionale  bujqësore. Plot 12 shkolla.

Janë me qindra nxënës, mësues, prindër që kanë ndjerë dorën e ngrohtë, ndihmën dhe mbështetjen e Veiz Çotës, mësues, drejtor dhe shef, të cilët kudo flasin me respekt.

Në vitet 1985-1986 Veiz Çota emërohet  shef i kuadrit për Arsimin. 1986-1988 punon si drejtor konviti në shkollën e mesme Librazhd.

Veiz Çota  shquhet edhe për  punime shkencore për kabinetin Pedagogjik për punën në arsim, cilësinë e arsimit dhe mësimdhënien referate.

Është vështirë të gjesh një personalitet në rrethin e Librazhdit, që të ketë këtë aktivitet të suksesshën në fushën e arsimit. Është kjo arsyeja Këshilli Bashkiak i Librazhdit vendosi që në gjallje të tij, që shkolla  9-vjeçare  Togëz  të mbajë emrin Veiz Çota.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?