Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Është fyerje për demokratët që u duhet të votojnë listën e rublave të Ilir Metës, këtë poshtërim po ua bën Sali Berisha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj: Është fyerje për demokratët që u duhet të votojnë listën e rublave të Ilir Metës, këtë poshtërim po ua bën Sali Berisha
Politike

Veliaj: Është fyerje për demokratët që u duhet të votojnë listën e rublave të Ilir Metës, këtë poshtërim po ua bën Sali Berisha

Published: March 31, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur fyerje dhe poshtërim që po i bëhet demokratëve, të cilët në 14 Maj Sali Berisha po u thotë të votojnë listën e njerëzve të Ilir Metës dhe LSI.

Veliaj tha se ajo listë ngjan më shumë me një listë ruse, sesa një listë shqiptare, dhe se këtë poshtërim demokratëve po ua bën Sali Berisha.

“Është fyese që demokratët duhet të votojnë listën e Ilir Metës, i cili provohet çdo ditë që, në fakt, është më shumë lista ruse se sa një listë shqiptare. Është gjithmonë e më shumë një listë që sponsorizohet me rubla. Megjithatë, këtë poshtërim Partisë Demokratike, për të votuar njerëzit e rusëve të Ilir Metës, po ua bën Sali Berisha. Nuk është halli i njerëzve se si këta shqyhen me njëri-tjetrin, dhe përmes këtyre kandidatëve Meta dhe Berisha po mundohen që hallet e tyre t’ia transferojnë Shqipërisë. Shqipëria ka halle boll, Tirana ka halle boll, por Sali Berisha dhe kandidatët e tij nuk duhet të jenë hallet e njerëzve. Janë halle personale, të këtyre personazheve, që duhet t’i zgjidhin. Këta u kujtuan për Tiranën tani që erdhën zgjedhjet. Ju kujtoj se kanë qenë 4 vjet në Gjirin e Lalzit, me këmbët në pishinë, duke pirë kokteile, dhe tani u kujtuan se u duhen vota, jo për të zgjidhur hallet e qytetit, se po të donin kishin ndërtuar një shkollë dhe nuk ndërtuan asnjë. Kur Saliu me Ilir Metën dhe Lulin e me kandidatët e tyre, që ishin drejtorë Bashkie, e drejtonin Bashkinë, e kishin shansin të na tregonin ç’do të bënin. Ata kanë një hall të madh me paratë ruse, me faktin se janë persona non-grata, dhe e dinë fare mirë se një popull perëndimor, sidomos populli i Tiranës, nuk i voton kurrë personat non-grata ose të lidhur me rusët, sado ide fantazmagorike të prodhojnë ata. Unë do merrem me hallet e Tiranës se besoj që kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara,” u shpreh Veliaj në një intervistë për News 24.

- Publicitet -

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdekja e gruas së ish-portierit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët
  • Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u vetëhelmua me pesticide
  • FAKSIMILE: Në kulmin e protestave për Rrjollin, Bashkim Ulaj mori leje për resort në Jalë
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në 21 dhe 22 shtator
  • Jo aneksim dhe mbrojtje me ushtri: Çfarë parashikon marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën

Komentet e Fundit

  1. SEHIRXHI on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  2. P S E ? on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  3. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. ela on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?