Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Fitojmë 40 vende në Këshillin e ri bashkiak, do krijojmë skuadër të zhdërvjellët përballë opozitës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj: Fitojmë 40 vende në Këshillin e ri bashkiak, do krijojmë skuadër të zhdërvjellët përballë opozitës
Politike

Veliaj: Fitojmë 40 vende në Këshillin e ri bashkiak, do krijojmë skuadër të zhdërvjellët përballë opozitës

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në zgjedhjet vendore të 14 majit, Partia Socialiste do të fitojë 40 vende në këshillin e ardhshëm bashkiak. Në një intervistë televizive, Veliaj theksoi se ky numër mandatesh do i japë mundësi vijimit të projekteve në kryeqytet.

“Ambicia jonë është që, në Këshillin e ri të kemi më shumë se gjysma dhe të shkojmë ndoshta rreth 40 anëtarë. Sipas sondazheve, ku ne kemi një sondim sistematik, dalim mbi 50%.

Ndërkohë, të paktën 1/3 e Këshillit do të jetë me anëtarë të forcave të opozitës dhe kjo është mëse e mirëpritur. Rikthimi i opozitës në bashki, ashtu siç ishte edhe rikthimi i tyre në Parlament, fillimisht ndihmon ata që qeverisin, qoftë ky Kryeministri ose Kryetari i Bashkisë.

- Publicitet -

Ndaj edhe unë jam entuziast për rikthimin e tyre, por nga ana tjetër si drejtues politik, e kuptoj që nuk do t’i kemi më të 61 anëtarët dhe do të duhet të vijmë me një skuadër të zhdërvjellët për këtë realitet të ri”, tha ai.

Veliaj deklaroi se lista e kandidatëve për këshilltarë të PS vjen me një sërë risish, sikurse është mosha e re, bashkëpunimi i ngushtë me qeverinë, etj.

“Këshilli Bashkiak duhet të jetë pasqyrë e këtij realiteti, ndaj mosha mesatare e këshillit është 35 vjeç: janë kryesisht profesionistë të rinj. Kemi rreth 8 zv/ministra në ato dikastere ku raporti mes qeverisë qendrore dhe bashkisë duhet të konsolidohet. Nuk mjafton vetëm raporti i Edi Ramës me Erion Veliajn, na duhet që në shumë fusha të kemi një fuzion dhe koordinim.

Fjala vjen, në Unazën e Tiranës, Qeveria bën aksin kryesor, Bashkia bën gjithë degëzimet. Në Tregun Agro-ushqimor, që po hapim së shpejti në Farkë, Qeveria ka dhënë një kontribut, Bashkia ka dhënë kontributin tjetër. Tek Piramida 1/3 e bashkisë, 1/3 e Qeverisë, 1/3 e fondit Shqiptaro-Amerikan, tek Pazari i Ri gjithashtu. Duam gjithashtu, të japim dhe mesazhin që Bashkia nuk është një instrument për t’i bërë karshillëk qeverisë.

Kam dëgjuar disa kandidatë që thonë aman të marrim Bashkinë, pastaj të rrëzojmë Qeverinë. Bashkia është një instrument që të bashkëpunojë me Qeverinë, që në të gjitha këto projekte ta kemi këtë mbështetje dhe Tirana të zhvillohet. Është një instrument për të bërë mirë, nuk është një instrument për të shkatërruar pushtetet tjera ose për të nxjerrë inate politike”, theksoi Veliaj.

Drejtuesi politik i PS për qarkun Tiranë shtoi se pjesë e listës janë dhe mjaft profesionistë nga fusha të ndryshme, si juristë, ekonomistë, akademikë.

“Një element tjetër kanë qenë prurjet e të rinjve, kështu që do të shikoni se gjysma e listës sonë janë djem dhe vajza të rinj. Nuk mjafton të themi që rinia është e ardhmja duhet të themi që rinia është e tashme.

Kemi disa persona që vijnë nga bota akademike sepse duam që Tirana, e cila njihet si epiqendra kryesore e Universiteteve, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e shqiptarisë, pra edhe të atyre që vijnë studiojnë këtu nga Kosova, nga Lugina e Preshevës, nga Maqedonia Perëndimore, nga jugu i Malit të Zi, ne ta kemi të reflektuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës këtë marrëdhënie të mirë me botën akademike.

Kemi disa urbanistë, arkitektë dhe personalitete të trashëgimisë dhe këto personalitete na ndihmojnë dhe për projektet e Tiranës. A do modernizohet Tirana? Absolutisht që po”, nënvizoi Veliaj.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit
  • A mund të përshtatet specia njerëzore me temperaturat përvëluese?
  • “Mur më mur” mes Spanjës dhe Italisë: Rikthehen kontrollet në kufijtë e Shengenit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?