Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj fushatë te Njësia 4: Demokratët e kuptuan se kush ka bërë 100 punë, do bëjë dhe kaq të tjera
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj fushatë te Njësia 4: Demokratët e kuptuan se kush ka bërë 100 punë, do bëjë dhe kaq të tjera
AktualitetKryesorePolitike

Veliaj fushatë te Njësia 4: Demokratët e kuptuan se kush ka bërë 100 punë, do bëjë dhe kaq të tjera

Published: April 25, 2023
Shpërndaje

Gjatë takimit me banorët e Njësisë 4 në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kush ka bërë 100 punë, do bëjë edhe më shumë për qytetarët. Ai renditi disa prej investimeve që Bashkia e Tiranës ka bërë, duke rritur vlerën e pronës dhe duke lehtësuar sa më shumë qytetarët e saj, si në qendër, ashtu edhe në periferi.

“Kush ka bërë 40 shkolla i bën edhe 5 shkollat e fundit të Astirit, kush ka bërë 100 rrugë e mbaron edhe gjithë Unazën e Madhe, kush ka bërë Pazarin e Ri, do ta hapë edhe Tregun e madh Agro Ushqimor, kush ka filluar të fusë kodimin nëpër shkolla, do të hapë edhe Piramidën për ta kthyer më qendrën më të madhe të të rinjve ku mësohet kodim. Ditët më të mira i kemi përpara. Kemi qenë këtu në ditët e vështira, në tërmet, në pandemi. Kemi shkuar derë më derë për të parë se kush ka nevojë për ndihmë, për një pako ushqimore, për një mjek. Po pala tjetër? E mbani mend kur vajtën rrethuan selinë e tyre? E patë se çfarë i bënë shtëpisë së tyre? Morën bomba molotov dhe dogjën selinë e tyre, morën shkopat e bejsbollit dhe çanë kafkat e njëri-tjetrit, morën shkopat e lopatave dhe ia bënë njëri-tjetrit kurrizin më të butë se barkun, morën qysqi dhe shqyen dyert e njëri-tjetrit. Imagjinoni çfarë i bëjnë shtëpisë së tyre, do mbrojnë këta shtëpinë tonë? Këta që djegin selinë e tyre, do na mbrojnë ne, çatitë tona? Ka vetëm një forcë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Skuadra jonë, familja jonë, ekipi ynë, ndaj mos u gënjeni. Ja ku e kanë Shkodrën, le t’i bëjmë gjërat falas në Shkodër. Le t’i japin transportin, taksinë, avionët falas në Shkodër. Ju kujtohet projekti i fundit që kishte Saliu për Shkodrën? Tha aty do të bëj central elektrik bërthamor, që t’i hidhte në erë ata shkodranë që vazhdojnë dhe e votojnë. Kjo ishte oferta e tyre për Shkodrën. Ndërsa oferta jonë për Shkodrën, Tiranën dhe gjithë Shqipërinë është që të vazhdojmë përpara”, u shpreh Veliaj.

Kandidati i PS-së për Tiranën tha se kundërshtarët politikë nuk lënë rast pa u justifikuar për gjëra që nuk i kanë bërë. Ai falenderoi demokratët që kanë zgjedhur t’i bashkohen Partisë Socialiste, sepse e kanë kuptuar që familja është gjëja më e rëndësishme. “Kam qenë disa herë në lagje dhe kam takuar shumë demokratë, të cilët ndoshta nuk janë gati të dalin në kamera, por janë gati të votojnë Partinë Socialiste sepse e kanë kuptuar që familja është gjëja më e rëndësishme. Për sa kohë në shkollë shkojnë fëmijë të majtë dhe të djathtë, te kopshti fëmijë të majtë dhe të djathë, te çerdhja fëmijë të majtë, fëmijë të djathtë, te rruga e re “5 Maji”, njerëz të majtë dhe të djathtë, te qendra jonë sociale gjyshe të majta, gjyshe të djathta, te institucionet e tjera që kemi bërë, në këtë zjarrfikëse, ndihmohen të majtë dhe të djathtë, e kemi kokën lart t’i shohim në sy dhe t’i themi: Eja në familjen tonë, bashkohu me ne, që të punojmë dhe të ecim përpara, të mos kthehemi më mbrapa”, tha ai. Veliaj nënvizoi faktin se në çdo zonë të Tiranës është rritur ndjeshëm vlera e pronës, falë investimeve dhe punëve të mira të Partisë Socialiste që e çojnë vendin përpara. “Ankohen kundërshtarët sot dhe thonë është rritur shumë vlera e pronës. Në 2011-n një shtëpi vlente 100, kurse në 2015 kur e la Luli bashkinë në gjumë, bashkë me atë tortën e Pavarësisë, shtëpia vajti nga 100 në 50. Ishte mirë apo ishte keq? Ishte shumë keq, për gjysmë çmimi të vlerës. Është shumë mirë rritja e vlerës së pronës se ku ka pastërti, ku ka ndriçim, ku ka zjarrfikëse, ku ka pastrim, ku ka çerdhe, ku ka kopsht, ku ka shkollë, ku ka park si ky këtu, ku ka pemë, rritet vlera e pronës për të gjithë, për të majtë dhe të djathtë. Imagjinoni kundërshtarët tanë vetëm duke ndejtur në shtëpi dhe duke sharë janë bërë më të pasur sepse ka shumë vlerë prona. Nëse sot në 2023-in, ne diskutojmë një gjë kaq të thjeshtë nëse do shkojmë mbrapsht dhe do kthehemi në luftë më Amerikën dhe me non gratat dhe me ‘Like Fuksin’, apo do shkojmë përpara me Amerikën, me Europën, me Edi Ramën dhe ata që punojnë, zgjidhja është shumë e qartë. Edhe një demokrat nuk shkon dot mbrapsht në shtëpi, shkon vetëm përpara”, përfundoi Veliaj.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. Dashi on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. R.S on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  4. Eh on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. rapsodi popullor on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?