Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj i përgjigjet opozitës: “Nuk keni si t’i njihni anëtarët e Këshillit Bashkiak sepse dezertuat për 4 vjet”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj i përgjigjet opozitës: “Nuk keni si t’i njihni anëtarët e Këshillit Bashkiak sepse dezertuat për 4 vjet”
Politike

Veliaj i përgjigjet opozitës: “Nuk keni si t’i njihni anëtarët e Këshillit Bashkiak sepse dezertuat për 4 vjet”

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak i është përgjigjur opozitës në lidhje me deklaratat se nuk njohin anëtarët e këtij këshilli, duke thënë se ishin ata që i braktisën vendet e tyre.

“Kur dëgjoj kundërshtarët tanë, këta non-gratat dhe fuksat e Sigurimit, që thonë se nuk e dimë kush janë anëtarët e Këshillit Bashkiak, kam kohë që pres t’u jap një përgjigje! Them nuk keni si ta dini se ju ikët nga Këshilli Bashkiak. Ju dezertuat! Së pari, detyra e Këshillit Bashkiak nuk është që të njihet, është që të shërbejë. Këtë detyrë e ka kryer më së miri edhe në ditët e pandemisë, edhe kur ishim në karantinë, edhe në ditët e tërmetit, edhe në ditët e inflacionit të luftës që duhet të merrnin shumë vendime për subvencionimet dhe gjithë punët e tjera që bëmë, siç ishte ajo e subvencionimit të abonesë të cilën ne e paguajmë 100% për studentët, si dhe gjysmën e tarifës së konvikteve. Ti nuk mund të njohësh njerëzit nëse ti nuk shërben me ta, nëse nuk punon me ta. Në politikë vendet ku ti shërben janë Këshilli Bashkiak dhe Parlamenti. Nëse ti e braktis këtë detyrë dhe kujtohesh pas katër vitesh dhe thua pse nuk i njoh? Nuk i njeh se nuk ishte aty ku qyteti, vendi kishte nevojë për vendimmarrjen tënde,” deklaroi Veliaj.

“Ne e kemi stekën shumë lart për nxënësit dhe për çdo profesion tjetër, – tha Veliaj, – ndërkohë, e kemi shumë stekën poshtë për politikanët që kujtohen pas katër vjetësh dhe thonë kush janë anëtarët e Këshillit Bashkiak. “Inshallah vazhdojnë si e kanë nisur, se me siguri edhe në këtë Këshill nuk do marrin pjesë me mendtë që kanë. Për sa kohë ne e kemi këtë detyrë, edhe mision, edhe privilegj, deri ditën e fundit kur ky këshill është betuar të shërbejë do vazhdojë të shërbejë,” u shpreh më tej Veliaj.

- Publicitet -

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Trotuaret e bulevardit të Tiranës kthehen në fushë të zhveshur balte
  • Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
  • Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…
  • VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  • Protestat e dhunshme, fadromat heqin gurët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  2. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  3. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  4. Detari on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  5. Aldrin on Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?