Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: JOQ edhe Lolita do të shkojnë t’i sqarojnë gjobat edhe në Gjykatë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: JOQ edhe Lolita do të shkojnë t’i sqarojnë gjobat edhe në Gjykatë
AktualitetPolitike

Veliaj: JOQ edhe Lolita do të shkojnë t’i sqarojnë gjobat edhe në Gjykatë

Published: March 31, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur sërish për fenomenin e gjobëvënies nga faqet online. Në një intervistë për “Neës 24”, Veliaj tha se kultura e gjobëvënies nga faqet si JOQ dhe Lolita duhen ndëshkuar, që asnjë biznes apo qytetar në Tiranë të bjerë pre e tyre.

Ai tha se ky është një fenomen që e njohin të gjithë, por askush nuk guxon të flasë dhe se për këto faqe i është drejtuar tanimë organeve ligjzbatuese. “Kjo është një histori që të gjithë e dimë, por askush nuk flet. Nuk kam asnjë pishman që jam i pari që kam folur për problematika të kësaj natyre sepse një trafikant droge nuk mund të jetë konsull nderi, nuk mund të ketë televizion, – televizioni përdor valët publike, konsulli i nderit përfaqëson Republikën e Shqipërisë – dhe besoj se e kam ndërtuar reputacionin që unë nuk tërhiqem nga beteja të tilla. E njëjta gjë po ndodh tani me portalet. Vërtet nuk vënë një kapuç, por nuk ka rëndësi nëse kapuçi është prej leshi apo digjital. Nëse kapuçi thotë: “o jetën, o kuletën”, ose nëse kapuçi thotë “Lolita dhe “Jeta Osh Qef, dhe në momentin që ti shkon në një supermarket, vë produkte false, pastaj i nxjerr sikur i ka supermarketi, kërkon para nga supermarketi, nxjerr reklamën e supermarketit dhe pastaj supermarketi është më i miri pasi ka paguar gjobën, kjo nuk shkon, të paktën jo në qytetin që e drejtoj unë,” u shpreh Veliaj.

“Ne nuk jemi as Siçilia e viteve ’90-të, as Napoli i viteve ‘90, madje as Shqipëria e viteve ‘90. Jetojmë në Shqipërinë e vitit 2023. Të thuash në Muajin e Ramazanit që unë jam Erland Dalliu, nipi i Ibrahim Haxhi Hafiz Dalliut, një njeriu shumë të respektuar, klerik i cili ka promovuar besimin në Shqipëri, ka ndërtuar shkollat e para, dhe kthehesh në një hajdut ordiner, që iu shkon kompanive të autobusëve dhe u thua do ta nxjerr sikur ka rënë zjarr në autobus, por në fakt është tymi i marmitës, ndaj paguaj lekët, kjo është fyerje. Të bësh të njëjtën gjë tek faqja Lolita dhe të atashohesh, njëra ka LSI-në, tjetri ka PD-në, njëra me Zenin, tjetri me Vojon, këto janë muhabete thellësisht banale. Ashtu siç pata guximin që, edhe për mediat televizive të them që një trafikant droge nuk mundet t’i vërë gjoba kryetarit të Bashkisë, Qeverisë apo biznesit, me të njëjtën kurajo i kam kërkuar edhe Prokurorisë, edhe Policisë, – e më rezulton që janë vënë në lëvizje, – që edhe zonja Anisa Caka, por edhe zoti Erland Dalliu, të hetohen për gjobat që sistematikisht vënë në qytetin që unë drejtoj,” shtoi Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku tha se nuk i trembet as faktit se ndodhemi pak përpara fushatës elektorale, pasi u shpreh se me gjobëvënien nuk do bëjë kompromis në asnjë rrethanë.

“Nuk jam këtu të bëj populistin, të premtoj gjëra falas, apo ta kem mirë me të gjithë. Unë nuk dua ta kem mirë me maskarenjtë as me gjobëvënësit. Nuk i dua fare votat e tyre. Sa të jem unë kryetar bashkie , – ju garantoj që do merrem gjithë mandatin tjetër – kjo gjobëvënie me kapuç digjital duhet të marrë fund. Siç po i rrisin të gjithë fëmijët e tjerë me ndershmëri, ashtu duhet t’i rrisin edhe këta fëmijët e tyre. Të vjedhësh hapur kompanitë e këtij qyteti, për të mos i sulmuar në mediat digjitale, të fshihesh pas anonimatit, të mos regjistrohesh me numër NIPT-i, të mos ballafaqohesh për shpifjet në gjykatë sepse je anonim, kjo është një vjedhje dhe një paturpësi e jashtëzakonshme. Vjedhin miliona euro JOQ edhe Lolita, por kësaj here do duhet të shkojnë t’i sqarojnë edhe në Gjykatë, edhe në Prokurori, dhe sigurisht edhe në Polici. Ua kam kërkuar edhe organeve ligjzbatuese, ku sigurisht kam çuar edhe mjaftueshëm material, që të merren seriozisht me këtë punë,” e përfundoi Veliaj fjalën e tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë
  • Pse vazhdojmë të ikim? Një inskenim në Durrës rikthen historitë e viktimave të emigracionit
  • “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  • “Më urdhëroi të pastroja dyshemenë duke u zvarritur”: Ish-punonjësi akuzon Sara Netanyahun për keqtrajtim
  • Deklaratat e Zelenskyt në Beograd për Kosovën, deputeti ukrainas: Gaboi rëndë

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. Arratisur on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  3. Alo Athina on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  4. Xha Teme analisti on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  5. Kokpalari 21 janarit on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?